POLITIKË

PS-PD arrijnë marrëveshjen, kërkojnë datën e hapjes së negociatave me BE

14:44 - 13.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas mbledhjes dyditore të Komitetit Ndërparlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, qeveria dhe opozita kanë arritur të bien dakord për sa i përket hapjes së negociatve me BE.




Te dyja palët kanë kërkuar një datë fikse në tryezën e përbashkët  me eurodeputetët. Ka qenë kreu i grupit të PS, Taulant Balla ai që dha lajmin për dakordësimin mes pozitës dhe opozitës.

 “Kemi një dakordësi të plotë mazhorancë-opozitë, ku rekomandohet hapja e negociatave dhe caktimi i një date. Lajmi i mirë është që më në fund kemi një dokument të përbashkët edhe me opozitën. Jemi të gjithë bashkë për të punuar për Shqipërinë europiane”, deklaroi Balla.

Gjithashtu dhe demokrati Genc Pollo u shpreh i kënaqur me marrëveshjen e arritur mes palëve.

“Eshtë një dokument i mirë me të cilin ne jemi të gjithë të kënaqur, se ndryshe nga ç’ndodh në seancë plenare, vendimet morën votat e mazhorancës dhe të europarlamentarëve”- tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.