AKTUALITET

Sali Berisha thirret të dëshmojë kundër Emiljano Shullazit

19:27 - 13.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Kryeministri Sali Berisha pritet të dëshmojë në Gjykatën e Krimeve të Rënda në gjyqin kundër Emiljano Shullazit.




Mësohet se Gjykata ka thirrur në cilësinë e dëshmitarit ish-Kryeministrin, pas deklaratave të këtij të fundit lidhur me veprimtarinë kriminale të Shullazit.

Kanë qenë avokatët e Emiljano Shullazit të cilët kanë paraqitur kërkesën për të dëshmuar ish- kryeministri Berisha.

Megjithatë, deri më tani nuk dihet nëse ish- kryeministri do të paraqitet në sallën e gjyqit për të dëshmuar.

Po ashtu mësohet se veç Berishës, do të dëshmojë edhe Ardian Çipa si dhe Marsida Musai, e cila është bashkëshortja e bashkëpunëtorit të drejtësisë Ylvi Beqja.

Seanca pritet të mbahet të martën e 20 shkurtit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.