Show-Bizz

Sensuale edhe në temperatura minus, motra e lojtarit shqiptar: U torturova 4 orë për…

11:51 - 13.02.18 Gazeta Shqiptare

Ajo ka qenë pjesëmarrëse në Big Brother 3, por që nga kjo kohë kanë kaluar tetë vite. Olta Sheta, motra e futbollist shqiptar, Arjan Sheta është rikthyer me një set fotosh artistike.

Në mes të dëborës në Brezovicë dhe me veshje tejet provokuese, Olta duket se nuk pyet për të ftohtin, duke u shfaqur sensuale… Ka dashur diçka ndryshe, ndaj ka zgjedhur të zhytet në borë, duke ekspozuar vithet, që duket se janë dhe pika e saj e fortë.

Mirëpo, nga fotot shohim se Olta ka ndryshuar ‘look’, nuk është më ajo brunia e “Big Brother-it” që njihnim, duke u kthyer në bionde. Ndonëse merret me biznes, ajo nuk heq dorë nga pasioni i fotomodeles.

“Kam ndenjur 4 orë aty dhe jam torturuar. Ishte një torturë e vërtetë për ato foto, por mendoj se ia kanë vlejtur”, ka thënë ish-banorja e Big Brother në Procesi Sportiv.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *