Aktualitet

Shiu dhe dëbora “pushtojnë” vendin, Emergjencat Civile: Kjo është situata më e fundit

14:49 - 13.02.18 Gazeta Shqiptare

Moti i keq që ka përfshirë vendin këto ditë, ka rikthyer edhe një herë reshjet e dendura të shiut dhe dëborës, në qarqe të ndryshme, duke krijuar edhe vështirësi në qarkullimin rrugor.

Në njoftimin për shtyp të Emergjencave Civile, paraqitet situata në të gjithë vendin, deri në orën 13:00.

Sipas Emergjencave Civile, në lartësitë mbi 800 metra në të gjithë vendin ka reshje dëbore, duke bërë që në akse të ndryshme rrugore të kërkohet përdorimi i zinxhirëve, për shkak të prezencës së borës në rrugë.

Konkretisht, situata paraqitet në të gjitha qarqet e vendit si më poshtë:

Qarku Shkoder. Bien reshje shiu te dobeta. Ne lartesite mbi 700 m bien reshje bore te dobeta. Akset rrugore nacionale dhe rurale jane te gjithe te hapura dhe qarkullohen pa probleme. Vetem aksi rrugor per ne njesine administrative Shale ( per ne Theth) dhe Shosh te bashkise Shkoder qarkullohet me veshtiresi me zinxhire. Ska problem ne lumenjte.

Qarku Kukes. Bien reshje shiu te dobeta. Ne lartesite mbi 800 m bien reshje bore te dobeta. Akset rrugore nacionale dhe rurale jane te gjithe te hapura dhe qarkullohen pa probleme. Vetem aksi rrugor per ne njesine administrative Arren te bashkise Kukes eshte i bllokuar nga bora prej rreth 50 cm. Nuk po punohet se eshte rreth 50 km i gjate.

Qarku Diber. Bien reshje shiu te dobeta. Ne lartesite mbi 700 m bien reshje bore te dobeta. Akset rrugore nacionale dhe rurale jane te gjithe te hapura dhe qarkullohen pa probleme. Vetem aksi rrugor Trebisht-Dogana-Maqedoni ka rreth 40 cm bore dhe qarkullohet pjeserisht ne nje segment rrugor prej rreth 1.5 km, ne pjesen e aksit Trebisht-Dogana, me nje kalim se ka renie inertesh. Po punon subjekti kontraktor me nje fadrome per heqjen e inerteve ne rruge dhe normalizimin e qarkullimit ne te dy kahet e rruges. Ska problem nga lumenjte.

Qarku Lezhe. Bien reshje shiu te dobeta. Nuk bien reshje bore. Akset rrugore nacionale dhe rurale jane te gjithe te hapura dhe qarkullohen pa probleme. Ska problem nga lumenjte.

Qarku Durres. Bien reshje shiu te dobeta. Akset rrugore nacionale dhe rurale jane te gjithe te hapura dhe qarkullohen pa probleme. Ska problem nga lumenjte.

Qarku Tirane. Bien reshje shiu te dobeta dhe lokalisht deri mesatare. Ne lartesite mbi 800 m bien reshje bore te dobeta. Akset rrugore nacionale dhe rurale jane te gjithe te hapura dhe qarkullohen pa probleme. Ska problem nga lumenjte.

Qarku Elbasan. Bien reshje shiu te dobeta. Ne lartesite mbi 800 m bien reshje bore te dobeta. Akset rrugore nacionale dhe rurale jane te gjithe te hapura dhe qarkullohen pa probleme. Vetem aksi rrugor Librazhd-Stebleve, segmenti Fushe Studen- Stebleve eshte i bllokuar nga bora prej rreth 50 cm. Po punon subjekti kontraktor per hapjen e ketij segmenti rrugor. Ska problem nga lumenjte.

Qarku Berat. Bien reshje shiu te dobeta dhe lokalisht deri mesatare. Ne lartesite mbi 800 m bien reshje bore te dobeta. Akset rrugore nacionale dhe rurale jane te gjithe te hapura dhe qarkullohen pa probleme. Ska problem nga lumenjte.

Qarku Fier. Bien reshje shiu deri mesatare. Akset rrugore nacionale dhe rurale jane te gjithe te hapura dhe qarkullohen pa probleme. Ska problem nga lumenjte.

Qarku Vlore. Bien reshje shiu mesatare. Akset rrugore nacionale dhe rurale jane te gjithe te hapura dhe qarkullohen pa probleme. Ska problem nga lumenjte.

Qarku Gjirokaster. Bien reshje shiu te dobeta deri mesatare. Ne lartesite malore mbi 900 m bien reshje bore te dobeta. Akset rrugore nacionale dhe rurale jane te gjithe te hapura dhe qarkullohen pa probleme. Ska problem nga lumenjte.

Qarku Korçe. Ne qytete bien reshje te dobeta shiu te perziera me reshje bore. Ne lartesite mbi 700 m bien reshje bore te dobeta. Akset rrugore nacionale dhe rurale jane te gjithe te hapura dhe qarkullohen pa probleme.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *