POLITIKË

“Të ndryshojë zgjedhja për deputetët. Punë e madhe se s’hyjnë servilët, klounët dhe oborrtarët”

15:36 - 13.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Duhet të ndryshohet mënyra e zgjedhjes së deputetëve!” Ky është propozimi konkret që ka bërë deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, në lidhje me reformën zgjedhore.




Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Murrizi ka bërë të ditur se deputetët duhet të zgjidhen nga lista të hapura për qytetarët dhe në sistem mazhoritar.

Ai ka propozuar këtu sistemin zgjedhor të disa preje vendeve të BE-së, siç është Italia, Franca apo dhe Greqia dhe Gjermania.

“I bëj thirrje komisionit për reformën zgjedhore, të mos bëj “AKEDEMIZMA”, dhe sikur ka mbi supe gjithë botën. Të mos ‘shpikë’ variante Kineze, Somaleze, Baske apo te Hondurasit. Të marrë një LIGJ ZGJEDHOR të Italisë, Greqisë, Francës, Gjermanise apo edhe të Kosovës”, – ka shkruar ndër të tjera, Murrizi.

POSTIMI I PLOTË

REFORMA ZGJEDHORE

Me se pari duhet te ndryshohet menyra e zgjedhjes se DEPUTETEVE.

Perveç ashpersimit te kodit PENAL, ndaj shit blerjes se votes, gjetja e rrugeve per votim dhe numerim ELEKTRONIK te saj, duhet ndryshuar SISTEMI ZGJEDHOR.

Boll i mbajtet te “ fshehur” te “ zgjedhurit”, nga ZGJEDHESIT.

DEPUTETET DUHET TI ZGJEDHIN QYTETARET, JO KRYETARET.

Ky ligj elektoral, nuk ruan perfaqesimin e QYTETAREVE.

Ky ligj elektoral nuk mbron interesat e QYTETAREVE, por i shnderron te zgjedhurit ne SERVIL te KRYETAREVE te Partive dhe DEPUTETET ne puntore te rendomte kuvendi.

Ky ligj elektoral ka shkeputur DEPUTETIN nga HALLET SHQETESIMET DHE PROBLEMET E QYTETAREVE, ne emer te cileve formalisht flitet.

Ky ligj elektoral, nuk justifikoi qellimin per te cilin u trumbentua me te madhe qe po behej, per te sjelle “ ELITE” ne PARLAMENT.

Ne saje te ketij LIGJI, ne mandatin 2013-2017 kishim 19 DEPUTET me rekorde KRIMINALE.

Ky ligj sherben si mburoje vetem per KLLOUN politik te konvertuar ne shum perdorimsh qe bejne SERVILIN dhe mender lepiresin ndaj shefit te radhes.

Ky ligj elektoral sjell ne KUVEND, si perfaqesues te QYTETAREVE , individe qe nuk i vlereson, nuk i rrespekton dhe nuk i voton njeri as per KRYEPLAK.

Ndaj qe te mos bejme sikur do shpikim RROTEN, duhet te jemi te SINQERTE perballe QYTETAREVE.

Ligji duhet MAZHORITAR I PASTER.

Ose me e pakta duhet me LISTA TE HAPURA, ku QYTETARET TA DINE KE ZGJEDHIN.

Pune e madhe se nuk hyjne ne PARLAMENT SERVILET KLOUNET DHE OBORRTARET e çdo PARTIE.

Reforma ZGJEDHORE duhet te jete ne interes te QYTETAREVE, jo KRYETAREVE, dhe disa individeve pa asnje VLERE , shoqerore per te qene PERFAQESUES.

Ndaj i bej THIRRJE komisionit per REFORMEN ZGJEDHORE, te mos bej “ AKEDEMIZMA”, dhe sikur ka mbi supe gjith boten.

Te mos “ shpike” variante Kineze, Somaleze, Baske apo te Hondurasit.

Te mari nje LIGJ ZGJEDHOR te Italise, Greqise, Frances, Gjermanise apo edhe te Kosoves.

Lereni “ perdredhjen” si ngjala per te mbrojtur nje padrejtesi te shpallur si konsensus SPAJOLL ne prill te vitit 2008.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.