BOTA

Të udhëtoni botën dhe të paguheni, Disney ofron vende të lira pune

17:43 - 13.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shumica prej nesh vetëm mund të ëndërrojnë të fitojnë ardhura sa të mund të udhëtojnë nëpër botë.




Çfarë mund të jetë më mirë se të ndërtoni një karrierë teksa vizitoni vende të reja, takoni njerëz interesantë dhe duke shijuar pamje të paharrueshme?

Epo, mund t’i bëni të gjitha këto ndërsa punoni së bashku me karakteret tuaja të preferuara të Disney.

Kjo pasi Disney po rekruton staf të ri për kroçerat e saj luksoze.

Ata kanë nevojë për këshilltarë të aktiviteteve rinore, të cilët janë përgjegjës për drejtimin e argëtimit në familje në bord, për t’u bashkuar me ekipin, raporton “Liverpool Echo”.

Rekrutuesit e rinj mund të punojnë në bordin e një prej katër linjave të lundrimit të kompanisë, si dhe parajsë private të ishullit të kompanisë në Bahamas.

Rolet përfshijnë kujdesin për fëmijët e moshës ndërmjet tre dhe 17 vjeç, të cilët marrin pjesë në të gjitha aktivitetet rinore në bord dhe i ndihmojnë ata për të takuar dhe përshëndetur karakteret  e veçanta të Disney.

Megjithatë, reklamimi i punës liston një numër aftësish që aplikanti i suksesshëm duhet të përmbushë.

Ata duhet të kenë së paku dy vjet përvojë pune në një mjedis rekreativ me ritme të shpejta me fëmijët, të jenë mbi moshën 20 vjeç dhe të zotërojnë aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi.

Njohja e  spanjishtes ose portugalishtes është gjithashtu një plus, dhe e folura në mikrofon është e nevojshme.

Nëse ju duket argëtuese, pse jo mund të aplikoni edhe ju këtu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.