POLITIKË

Vasili: Nga borxhi publik tek pagat e pedagogëve, kjo qeveri po provon dështimin çdo ditë

14:54 - 13.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i grupit parlamentar për LSI-së, Petrit Vasili nuk i ka kursyer akuzat ndaj qeverisë. Në një dalje për mediat, Vasili komentoi temat më të nxehta të aktualitetit siç është rritja e borxhit publik, debati mes artistëve dhe qeverisë apo dhe të tjera që kanë të bëjnë me arsimin siç është vonesa e rrogave të pedagogëve.




Sipas Vasilit, Shqipëria është vendi me borxhin më të rëndë publik. Për këtë arsye ai i bëri thirrje Kryeministrit Rama transparencë nga qeveria dhe për projektin 1 miliardë euro.

“Së fundmi dhe projekti tjetër famëkeq i 1 miliardë eurove e bën ekonominë tërësisht të varur nga borxhi i pafund i saj, një ekonomi që nuk orienton më prioritete, po thjesht dhe vetëm shndërrohet në një larje borxhi të bizneseve që ka hyrë në vullne të lirë dhe interesa të përbashkëta të errëta në një borxh të tillë”, tha Vasili.

Po ahstu kreu i grupit parlamentar të LSI-së e quajti një dështim të provuar reformën e arsimit të lartë, që sipas tij u vërtetua me pagat e vonuara të pedagogëve.

“Për pagat e pedagogëve nuk është thjesht dhe vetëm mosnxjerrja e një akti nënligjor po prova e dështimit total të ashtuquajtur reformë në arsim që provoi vten se ishte një reformë fiktive, e paqëndrueshme”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.