Kryesore

Vendosi lule tek lapidari me Mehmet Shehun, deputetja e PS kërkon falje

18:41 - 13.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ditë më parë deputetja e Partisë Socialiste Antoneta Dhima përfundoi në qendër të debateve, pasi zgjodhi të vendosë lule në një lapidar, mbi të cilin qëndronte edhe fotoja e ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu.




Veprimi i saj u krye me rastin e përkujtimit në Fier të 75-vjetorit të aksionit të ushtrisë partizane ndaj pushtuesve italianë, por kaq mjaftoi që në rrjetet sociale të kishte reagime të ashpra.

Këtë të martë, deputetja socialiste ka reaguar për këtë veprim, duke kërkuar falje të gjithë atyre që mund të jenë prekur nga ky gjest.

Megjithatë ajo thekson se ky veprim i saj vjen për të nderuar dëshmorët e rënë për atdheun dhe nuk ka lidhje me fotot, që siç thotë ajo “mund të jenë vendosur qëllimisht”.

“Lapidarët në këtë vend i takojnë të rënëve, martirëve dhe dëshmorëve të Atdheut, nderimi e respekti për ta është detyrim për çdo shqiptar. Nderimi ynë për ta, nuk ka lidhje me fotot që dikush vendos, mbase dhe qëllimisht mbi lapidarin e përbashkët.” thotë mes të tjerave deputetja


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.