Sociale

Aksioni për ujin, shoqërohen 15 persona për lidhje të jashtëligjshme dhe ndërhyrje në ujëmatës

10:37 - 14.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkia e Tiranës në bashkë në kuadrin e marrëveshjes me UKT ka vijuar punën për disiplinën e ujit të pijshëm dhe detyrimet e prapambetura.




Gjithsej janë 15 grupe Task-Force, të cilat me ndihmën e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, përfaqësuesve të Drejtorisë së Taksave dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, kanë bërë verifikimin në 900 subjekte private, ku kanë konstatuar dhe shoqëruar 15 persona, kryesisht për lidhje të jashtëligjshme dhe ndërhyrje në ujëmatës.

Ndërkohë, kanë mbetur vetëm 14 ditë nga afati që u është lënë qytetarëve për të lidhur aktmarrëveshje për detyrimet e prapambetura, një numër i konsiderueshëm qytetarësh i janë drejtuar sporteleve të UKT. Vetëm në këto 10 ditë, janë nënshkruar 300 aktmarrëveshje.

Në 1 mars do të nis verifikimi në banesa, ku të gjithë subjektet që do të zbulohen me shkelje dhe ende nuk kanë shlyer detyrimet e prapambetura apo nuk kanë një akt-marrëveshje për shlyerje me këste do të përballen me masa të cilat janë paralajmëruar më herët dhe nga vetë kryeministri Edi Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.