Show-Bizz

Arjola Aliaj: Të zhvishem nudo? Ende nuk i njoh kufijtë e mi

13:33 - 14.02.18 Pamela Aliaj
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ajo është një nga modelet bukuroshe që shihet shpesh në skeçet humoristike të organizuara në emisionin e “Xing me Ermalin”. Ndërkohë që më parë ajo ka qenë fituesja e Miss Kosova Europe tani shumë shpejt do të sjellë në jetë një film serial ku do të ketë rolin e personazhit kryesor. Në një intervistë për “Vip Pages” të “Gazeta Shqiptare” Arjola Aliaj ka folur për projektin e saj më të fundit, filmin “Gjurmë pa shenjë”. “Një person publik më ka ofruar një shumë të madhe thjeshtë për të më takuar live”. Për më tepër në intervistën e mëposhtme.




Jeni modele dhe së shpejti do t’ju shohim edhe në një film. Si lindi pasioni për ekranin?
Për sa i përket artit do i provoj të gjitha fushat, sidomos te aktrimi që është pjesë e imja dhe kryesorja në artin që dua të bëj. Meqenëse eksperienca ime si modele më ka ndihmuar të jem pjesë e shumë eventeve kombëtare e ndërkombëtare, duke qenë më afër personave të fushës së kinematografisë kjo më ka bërë ta vë në provë veten si aktore e disa skeçeve të vogla, që më pas do kthehej në pasion për të provuar skenat dhe rolet e mëdha.

Së shpejti do të vini me një film të titulluar “Gjurmë pa shenjë”. Si u bëtë pjesë e kastit?
Për fat të mirë regjisorin e filmit Maxim Alidini e kam mikun më të mirë, përveç miqësisë ndajmë të njëjtin pasion për botën e artit. Kemi pasur fatin të punojmë shumë herë së bashku në shumë projekte. Kur mu ofrua roli si personazh protagonist në film, ndjeva akoma më shumë besim në vetvete përderisa dhe ai e pa të arsyeshme që mund ta bëja këtë rol.

Për çfarë bëhet fjalë dhe çfarë roli keni ju?
E veçanta e këtij filmi është se është ndërtuar me bazë të vetëm dy personave që gjatë gjithë kohës do jenë vetëm këto protagonistë për të dëshmuar dashurinë e tyre të pastër dhe vështirësitë që kalojnë, pengesat në të cilat hasin, rrugët nëpër të cilin shkelin, sakrificat që bëjnë për të mbajtur të paprekshme ndjenjën e tyre. Unë kam rolin e personazhit femër, atë lloj roli që publiku nuk është mësuar të shohë, anën time të ndjeshme. Do ketë shumë lot. (Qesh)

Cila nga eksperiencat e mëparshme ka ndihmuar më tepër për t’ju rritur në karrierë?
Si fillim ka qenë pjesëmarrja në Miss Kosova Europe ku fitova çmimin e parë dhe me pas përfaqësimi si Miss Kosova 2017 në Maltë ku u zhvillua eventi Miss Europe, duke u cilësuar si Princesha e Kosovës për Europën. Më pas kam marrë role për të disatën herë në skeçet tek emisioni Xing me Ermalin. Pa harruar të përmend kompaninë Moneymusic Productions ku aktualisht jam imazh i kompanisë dhe menaxhere e projekteve të ndryshme që po zhvillojmë.

Vijoni në rrugën e modelingut? A keni pasur propozime nga fotografë apo shtëpi të njohura modelingu?
Modelingu është një ndër hobet e mia. S’kam ndërmend të heq dorë. Kam pasur oferta të ndryshme nga shtëpi të ndryshme të modës por që aktualisht jam e fokusuar në këtë projekt.

Cilat janë planet për të ardhmen?
A ta mbarojmë një herë këtë? (Qesh)
Cila është shifra më joshëse që ju kanë ofruar për një set fotografik?
Të të numëroj zerot pas presjes? (Qesh)

A do të pranonit të pozonit nudo artistike? Për çfarë vlere?
Arti nuk njeh kufi, nuk ka ndonjë përkufizim. Unë s’jam njohur akoma me kufijtë e mi.

Gjatë konkurseve të bukurisë që keni marrë pjesë a keni vëne re ndonjë fenomen shqetësues që keni dashur ta denonconi?
Kam hyr për të konkurruar jo për të hetuar. (Qesh)

Natyrale apo me ndërhyrje estetike? Cila është paraqitja ideale e një modeleje sipas jush?
Në botën e artit femra është gjithmonë e bukur kështu që një femre nuk i nevojiten ndërhyrjet estetike. Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje estetike dhe nuk kam ndërmend të bëj. Më pëlqen vetja ime kështu si jam e ndihem shumë mirë.

Një modele kaq simpatike vështirë të kalojë pa u vënë re. Cili është propozimi më interesant që keni marrë? Si keni reaguar?
Më ka ofruar një person publik një shumë të madhe thjeshtë për të më takuar live. Reagimi im: Personi i kërkuar nuk është i disponueshëm. (Qesh)

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.