EKONOMI

Drejtoria e Tatimeve: Ja sa do paguani për shitjen e shtëpive

11:39 - 14.02.18 Ornela Manjani
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron hipotekat për tatimin që duhet të vilet kundrejt banesave që shiten dhe që kanë kaluar procesin e rivlerësimit.




E thënë thjesht, hipoteka llogarit tatimin duke zbatuar formulën, nga çmimi në momentin e shitjes zbret çmimin e rivlerësuar dhe shuma që del tatohet me 15%.

E njëjta logjikë ndiqet edhe për shtëpitë e parivlerësuara dmth., nga çmimi i shitjes zbritet çmimi i blerjes dhe rezultati tatohet me 15%.

Teknikisht tatimet sqarojnë se bazuar në ligjin 10418, datë 21.04.2011 “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”, i ndryshuar, neni 27 ‘Rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme për individët’, ndër të tjera përcaktohet se, për shitjen e pasurisë, të bërë pas rivlerësimit, tatimi llogaritet si diferencë e çmimit të shitjes dhe çmimit të dalë nga rivlerësimi.

Për sa përcaktohet në dispozitat ligjore, pas plotësimit të kushteve të përcaktuara në nenin 27 të këtij ligji, vlera e pasurisë së paluajtshme njehsohet me vlerën e rivlerësimit”.

Llogaritja
Prona e paluajtshme, e cila është rivlerësuar nëpërmjet një procesi të sanksionuar me ligj dhe individi ka shfrytëzuar hapësirat që vetë ligji i ka dhënë për të kryer procesin e rivlerësimit, pasuria në këtë rast bazuar në pikën 10 të nenit 27 të ligjit të sipërcituar, si çmim reference në çdo transaksion të mëpasshëm do të ketë çmimin e rivlerësuar dhe tatimi llogaritet si diferencë e çmimit të shitjes dhe çmimit të dalë nga rivlerësimi.

Për sa më sipër, në rast se trashëgimtarët ligjorë, pronarë të pjesës së rivlerësuar të pasurisë së paluajtshme do të kalojnë të drejtën e pronësisë, në zbatim të dispozitave të nenit 8 “E ardhura e tatueshme” dhe pikës 1 të nenit 11 “Kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme” të ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, do të tatohen me 15 për qind të fitimeve të realizuara.

Po kështu, edhe në rast se pasuria e paluajtshme e rivlerësuar dhurohet dhe personi që përfiton pasurinë e paluajtshme me çmimin e rivlerësuar do e shesë/dhuron apo do heqë dorë nga e drejta e pronësisë, atëherë tatimi do të llogaritet dhe paguhet si diferencë e çmimit të shitjes (vlerës së tregut) dhe çmimit të rivlerësimit të pasurisë së paluajtshme.

Çmimet e referencës në Tiranë

Çmimet e referencës janë miratuar në fund të vitit 2016. Sipas tabelës, për Tiranën variojnë nga 60 mijë lekë për m2 deri në 190 mijë lekë/m2. Referuar tabelave, çmimi fiskal për shitblerjen e apartamenteve në zonën e ish-Bllokut ka mbetur i pandryshuar. Çmimi i apartamenteve për këtë zonë do të vazhdojë të jetë 190 mijë lekë për metër katror. Sipas tabelave, rritje të çmimit fiskal për shitblerjen e apartamenteve kanë shënuar Rruga Bardhyl, “Xhamlliku”, “Profarma”, rruga “Kongresi i Manastirit” dhe bulevardi “Zhan Dark”.

Qeveria ka shtrenjtuar edhe çmimet e shitblerjeve të apartamenteve për Rrugën e Durrësit. Në tabelë kjo përkon me zonën kadastrale 3/1, ku çmimi më parë ishte 75 mijë lekë për metër katror, ndërsa sot bëhet 77 mijë lekë për metër katror, me një rritje prej 2 mijë lekësh për metër katror. Ndërsa për zonën 1/1, që përfshin “Ali Demin” dhe fshatin Shkozë, çmimi i vlerës të tregut është ulur 300 lekë për metër katror, pasi nga 98 mijë lekë për metër katror, me udhëzimin e ri bëhet 97,700 lekë për metër katror. Ulje modeste ka shënuar edhe çmimi i tregut të apartamenteve në zonën e njohur si “9-Katëshet”, prej 500 lekësh për metër katror.

Çmimet e referencës për të gjitha zonat në Tiranë

Xhamlliku, Profarma, Rr. “Bardhyl”, Rr. “Kongresi i Manastirit” 77.000 lekë/m2
Porcelan, Kinostudio, Rr. “Hoxha Tasim”, fshati Linzë 60.000 lekë/m2
Kompleksi i Spitaleve, SHIK, Oxhaku, Allias, Tufinë 70.000 lekë/m2
Rr. “Njazi Meka”, Bregu i Lumit, Allias i Ri, “Myslym Keta” 60.000 lekë/m2
Ish-Blloku, Libri Universitar, “Vodafon” 190.000 lekë/m2
Stadiumi “Selman Stermasi”, Liqeni Artificial 132.000 lekë/m2
Kopshti Botanik, Rr. “Komuna e Parisit”, Liqeni Artificial 107.000 lekë/m2
Hotel “Diplomat”, blloku “Vasil Shanto”, Selitë e vogël 82.000 lekë/m2
Shkolla Teknologjike, Kombinati, Vaqarr, Selitë, Yzberisht, Sharrë 65. 000 lekë/m2
Gjykata e Rrethit, ish-Ekspozita 72 000 lekë/m2
Bar “Piazzi”, Blloku gjatë rrugës “Zogu i Parë”, rr. “Fortuzi” deri te “Mine Peze” 130. 000 lekë/m2
Stacioni i Trenit, Arkiva e Përgjithshme, Hipoteka 100.000 lekë/m2
“Don Bosko”, Fabrika e Këpucëve, Bregu i Lumit, Rr. “Siri Kodra” 77 000 lekë/m2
PTT, Telekomi, ish-Lidhja e Shkrimtarëve 145.000 lekë/m2
“Myslim Shyri”, Drejtoria e Policisë, Kisha Katolike 139.500 lekë/m2
Ish-blloku i ambasadave, Prokuroria, “Rruga e Durrësit” 102.000 lekë/m2
Ferluti, ish-uzina Tirana, Shkolla e Partisë 87. 000 lekë/m2
Laprakë, Drejtoria e Doganave, Bregu i Lumit, Fushë Mëzez, “Don Bosko” 70. 000 lekë/m2


Shfaq Komentet (4)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Moj zonja Ornela, sikur përqindja për banesat e rivlerësuara, kur po flisnit për rivlerësimin do ishte 2%?. Mos ka ndonjë lajthitje? A po ishte si biçim demagogjie ajo thënie?. Mirë do ishte të na jepej një sqarim! Strugani2

    Përgjigju ↓
  2. O min I ekonomise, po Ku te con mushka more dobic ,te tatosh 15%/mbi vleren e baneses, po ajo banese eshte imja ,nuk eshte e sateme.more doc doci. Mos ma dhe ti ose jot eme , eshte djersa dhe mundi I’m ore Palo kryeminister, ore legen minister, ore qeveri hajdute i pagofshi vetemne kokat tuaja zagare, qe talleni me fukarane.i

    Përgjigju ↓