SPORT

Kukësi eliminon Tiranën nga Kupa e Shqipërisë. Kualifikohet Laçi

16:12 - 14.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kukësi ka mposhtur Tiranën me rezultatin 1-0,  në përballjen e dytë të 1/8-ve, duke u kualifikuar në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.




Ka mjaftuar një gol i Gurit në fillim të pjesës së parë për të marrë fund aventura e Tiranës në Kupën e Shqipërisë.

Ekipi i drejtuar nga Ze Maria e kishte këtë kompeticion mënyrën e vetme për të arritur Kupat e Europës, por janë eleminuar nga kuksianët në “Zeqir Ymeri”

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e luajtur dy javë më parë në “Selman Stërmasi” përfundoi me shifrat 1-1. Kështu, bardhebluve i shuhet “ëndrra” Europë.

Ndërkohë që në ndeshjen tjetër, Luftëtari ka qenë i dorëzuar përballë Laçit, teksa është mposhtur me rezultatin minimal 0-1.

Me këtë fitore, laçianët kualifikohen kështu për në gjysmëfinale, pasi në rezultat të përgjithshëm fitoi 0-4 ndaj gjirokastritëve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.