Kryesore

Nga ‘peshqit e mëdhenj’ te çështja ‘Tahiri’, raportuesi i KE: Duhej t’i hiqej imuniteti

11:21 - 14.02.18 Gazeta Shqiptare

Thorsten Frei, deputeti i Bundestagut gjerman, raportuesi për Shqipërinë në KE, gjatë një konference për mediat ka folur pa doreza lidhur me debatin e madh për Reformë në Drejtësi në vendin tonë, dhe arrestimin e atyre të quajtur “peshqit e mëdhenj”.

Ai ka deklaruar se Reforma në Drejtësi duhet të avancojë, po ashtu edhe ajo zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

“Për peshqit e mëdhenj mbetet për të parë nëse ka vërtetë goditje reale ndaj krimit të organizuar në përmasa të mëdha, të konsiderueshëm, kjo nuk është në mënyrë të mjaftueshme. Kam ndjekur rastin e Tahirit dhe deri në ç’masë dhe si është trajtuar ky rast në politikë, është një problem i madh që nuk është arritur që në parlament kjo duhet të kishte ndodhur për të hequr imunitetin pa diskutime të mëdha, nuk ka arsye pse të mbrohen persona të caktuar nga pikëpamja politike, para ligjit janë të gjithë të barabartë”,- tha ai.

Sipas Thorsten Frei, ky rast është i rëndësishëm kur bëhet fjalë që të tregosh se cilat janë zhvillimet dhe arritjet konkrete në këtë rast. “A është vërtetë Shqipëria në gjendje që të mos ndalet para emrave të tillë të politikës por të vazhdojë përpara në këtë rrugë”, – ka theksuar Frei.

Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *