Media

Pas vizitës, përfaqësuesi i OSBE-së: Gazetarët në Shqipëri kanë probleme me statusin ekonomik

12:47 - 14.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përfaqësuesi i OSBE-së Harlem Désir, ka përfunduar takimin në Shqipëri, gjatë vizitës së tij ai zhvilloi takim me Kryeministrin, Edi Rama, Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, kryetaren dhe zëvendëskryetaren e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.




Përfaqësuesi dhe autoritetet diskutuan për rëndësinë e medias, për cilësinë e informimit, respektimin e pavarësisë së gazetarëve, mbrojtjen e statusit ekonomik dhe social të gazetarëve, si dhe për reformën e transmetuesit publik RTSH.

“Statusi ekonomik i gazetarëve mbetet një nga çështjet më të ngutshme në vend. Mosekzistenca e kontratave të punës dhe vonesat në pagesën e rrogave dhe kontributeve shoqërore ngërthejnë një rrezik të lartë vetëcensure”, tha Désir.

Gjithashtu përfaqësuesi i OSBE-së, pati takim me kryetarin e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Gentian Sala, Drejtorin e Përgjithshëm të Radio-Televizionit Shqiptar (RTSH), Thoma Gëllçi, kryetarin e Këshillit Drejtues të RTSH-së, Kristaq Traja, si edhe me analistë të shumë të medias dhe gazetarë për të dëgjuar mendimet e tyre për çështjet aktuale dhe për bashkëpunimin e ardhshëm në degët e tyre përkatëse të skenës së medias në Shqipëri.

 “Më vjen mirë për disa ndryshime pozitive në RTSH, gjatë viteve të fundit, si dokumenti i parimeve editoriale, statuti i ri dhe strategjia e zhvillimit. Megjithatë, ky vrull pozitiv duhet të përdoret për të përfunduar plotësisht ristrukturimin e transmetuesit publik dhe për të kapërcyer sfidat aktuale, përfshirë procesin e dixhitalizimit”, tha Désir.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.