POLITIKË

“Patatja mbetet stok”, Rama u kthen përgjigje fermerëve të Korçës: Hiqni dorë, kultivoni…

09:51 - 14.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë sot në Universitetin Bujqësor të Tiranës, nga ku foli për skemat e reja të mbështetjes financiare të fermerëve.




Numri një i Qeverisë, ka theksuar rëndësinë e studentëve master shkencor të Universitetit të Bujqësisë, që mund do të angazhohen në krah të fermerëve, për shpjegimin e skemave, plotësimin e aplikimeve, si edhe shkrimin e projekteve për përfitimin e fondeve nga BE.

“Në vend se të mbaroni masterin e të rrini te kafja e të prisni ndonjë pune shteti, shikoni mundësitë që të bëheni të aftë që duke mbështetur, ndihmuar fermerët si konsulentë të merrni ju fitimin nga projekti fitues”, – ka thënë Rama.

Ndërkohë që kryeministri i ka kthyer edhe përgjigje ankesave të fermerëve të Korçës, të cilët janë ankuar ditë më parë se patatja e tyre nuk ka treg për tu shitur. Ai i është përgjigjur shqetësimit të tyre, ndërsa u ka bërë të ditur se duhet të kalojnë te pemëtaria.

“Në Korçë ka një problem, mbiprodhim të patates, s’ka treg dhe të gjithë shikojnë nga shteti a thua se është qeveria të shkojë t’u blejë patatet.

Në një treg të lirë me konkurrencë të hapur, ka disa arsye pse ata që kanë mbjellë patate duhet të heqin dorë dhe s’duhet të rrinë të mendojnë që s’u shitet se shteti s’është në gjendje të bëjë të mundur. Ajo është patate e bardhë që së pari është më pak e preferueshme se patatja e Kukësit dhe del kur del patatja e dytë e Divjakës dhe janë të dënuar ta mbajnë pataten në stoqe, duhet të kalojnë te pemëtaria, mollët.

Pra kultivoni kulturat që kërkohen nga tregu. Kjo do të thotë informim, nëse dikush ka pasion të mbjellë banane në Alpe le ta bëjë, por s’mund të kërkojë mbështetje financiare nga ne”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.