Kronikë

Shpërthim me tritol në garazhin e shtëpisë, zbulohet shkaku i atentatit

10:01 - 14.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shkodrës jep detaje të reja në lidhje me shpërthimin me eksploziv ditën e djeshme në lagjen “Tophane”.




Tritoli ishte vendosur në garazhin e shtëpisë të Sadetin Kirit, ku fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Mësohet se shkak i këtij atentati ka qenë borxhet që djali i tij ka ndaj disa personave, ndërkohë policia ka ka shoqëruar në komisariat 8 persona të cilët dyshohen të kenë lidhje me ngjarjen.

Gjithashtu, hetuesit e çështjes kanë marr pamjet filmike të bizneseve pranë banesës dhe po bëjnë verifikimet e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Njoftimi i policisë

Me date 13.02.2018, ora 23:50, ka ardhur një telefonatë se në lagjen Salo Halili,është vendosur lëndë plasëse, në qepenin e garazhit të banesës tre katëshe, në pronësi shtetasit S. K. 62 vjeç, nuk ka dëme në njerëz, vetem deme materiale.

Menjëhere kanë shkuar sherbimet e policisë ku kanë konstatuar se nuk ka dëme në njerëz, vetem dëme materiale.

Nga verifikimet e para rezulton se shkak i  kësaj ngjarje janë konfiktet për shkak të borxheve që shtetasi F. K. u ka personave të ndryshëm

Janë shoqëruar gjithsej 8 persona të cilët po pyetën në lidhje me ngjajrjen

Po sigurohen pamjet filmike të bizneseve të ndryshme në afërsi të vendit të ngjarjes

Vijojnë hetimet për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.