EKONOMI

Ndryshon ligji për kompensim, formulari i ri për pronarët

12:13 - 16.02.18 Ornela Manjani
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjithë pronarëve që u është toka nga ndërtimet pa leje për të marrë kompensimin duhet të plotësojnë formularin tip dhe ta dorëzojnë atë në Agjencinë e Trajtimit të Pronave.




Në listën e dokumenteve është dëshmia e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil.

Procesi i regjistrimit apo pranimit të kërkesave për kompensim fillon 5 ditë pas datës së njoftimit publik. Me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të ATP-së ngrihet grupi i punës për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave, me objekt shpërblimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale dhe shpërndarjen e fondit përkatës. Grupi i punës, brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për kompensimin e pronës, kryen verifikimet e duhura.

Drejtori i Përgjithshëm i ATP-së, brenda 30 ditëve nga data e përfundimit të procesit të verifikimit nga grupi i punës, nxjerr vendimin me emrat e subjekteve që përfitojnë nga kompensimi dhe urdhëron publikimin e listës së subjekteve që kompensohen. Gjithashtu, ai njofton edhe aplikantët që nuk përfshihen në listën e subjekteve që kompensohen, duke përcaktuar arsyet e mospërfshirjes.

Dokumentet
Subjekti apo përfaqësuesi i tij me prokurë duhet të paraqesë pranë ATP-së Tiranë kërkesën tip që i vihet në dispozicion nga grupi i punës pranë AKKP-së, të plotësuar sipas rubrikave. Në listën e dokumenteve është dëshmia e trashëgimisë për të gjithë trashë-gimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil. Sipas ligjit për dëshmitë e trashëgimive të lëshuara nga gjykata për testamentin e bërë me akt noterial të sillet certifikatë familjare e personit për të cilin është lëshuar kjo dëshmi.

Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronarë apo të një pjese të tyre, për çdo aplikim të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 lekë, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme.

Vlera e pronës
Vlera e pronës që kompensohet nxirret bazuar në çmimin e tregut, llojin e pasurisë dhe qëllimin e përdorimit të saj, sipas standardeve ndërkombëtare të vlerësimit të pasurisë së paluajtshme. Procesit të vlerësimit të pronës, sipas përcaktimit të pikës 1 të këtij neni, i nënshtrohen në toka dhe objektet ndërtimore. Në kategorinë e tokës përfshihen toka bujqësore, toka pyjore, pyjet, livadhet dhe kullotat, tokat e pafrytshme, si dhe trualli, pavarësisht masës dhe qëllimit publik apo privat të përdorimit të tij. Në kategorinë e objekteve ndërtimore përfshihen ndërtesat dhe strukturat inxhinierike, që e gëzojnë këtë cilësi sipas legjislacionit në fuqi. Treguesit bazë të vlerës së pronës caktohen të veçanta për tokën dhe objektet ndërtimore.

Kur një pronë është bashkim i tokës me objektin ndërtimor, vlera e saj nxirret për njësi, si shumë e vlerave të objektit ndërtimor dhe të tokës mbi të cilën ai ngrihet. Metodologjia për vlerësimin e pronës, miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Sipas ligjit baza e të dhënave shtetërore të vlerësimit të pasurive të paluajtshme krijohet me vendim të Këshillit të Ministrave, në të cilin përcaktohen: institucioni administrues i bazës së të dhënave shtetërore, të dhënat parësore dhe dytësore, ndërveprimi me bazat e tjera të të dhënave dhe niveli i aksesimit për subjektet e interesuara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.