Kosova

Flet anglezi që ndihmoi kosovarët: Ata sot janë ndarë nga interesat për pushtet

17:13 - 17.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ian Loring është një shtetas anglez, që mund të quhet sa anglez, aq edhe shqiptar, për vetë kohën e gjatë të jetës së tij, të kaluar në Shqipëri. Ian prej 27 vjetësh jeton në vendin tonë, fillimisht në Kolonjë dhe që nga viti 2001 në Korçë, kontribuon për kategoritë në nevojë, të varfrit, romët, të moshuarit, gratë e trafikuara, por në vitin 1999 si një i krishterë i vërtetë, ai dhe bashkëpunëtorët e tij ndihmuan mijëra kosovarë që serbët i dëbuan nga shtëpitë e tyre.




“E bëra sepse nuk mund t’i shihja njerezit ne dhimbje dhe vuajtje. E bëra nga shpirti dhe zemra, as për politikë as për nacionalizëm shqiptar. Në gjendjen që erdhën, kosovarët ishin të tmerruar. 90% e korçarëve, kolonjareve, pogradecareve ishin të gatshem të ndihmonin”, tregon Ian për News24 dhe BalkanWeb.

Me shqipen e tij simpatike ai rrëfen se si u kujdesën për rreth 4000 kosovarë, të cilët u strehuan në zonën e Kolonjës.

“Kam shume kujtime. Të bukura për frymë e bashkimit që u krijua mes shqiptarëve, sepse ishte shumë afër vitit 97’. Por kam edhe kujtime të tmerrshme. Kam qenë në Malishevë ku kemi nxjerre eshtra njerëzish nga puse, kemi takuar nje grua që ishte perdhunuar 13 here nga ushtarët serbë, kemi takuar 4 djem që i shpëtuan vrasjes vetëm se kishin mbaruar plumbat e mitrolozit. Kjo nuk harrohet lehtë. Nga dhimbja jam bërë nacionalist për kosovarët, sepse ishte vërtet një tmerr”.

Loring, një njeri i diplomuar në Oksford, pas kaq vitesh e sheh çështjen e Kosovës ende si një plagë.

“Është si një ndeshje, pjesa e parë të cilës u mbyll, por ka edhe një pjesë tjetër të papërfunduar. Zgjidhja e problemit të Kosoves është e përkohshme. Është e nevojshme që politika kosovare të rritet të piqet dhe të kthehet në një rrugë kombëtare. Reagimi ndaj serbeve u nis me nje frymë pozitive dhe perfundoi me ego. Ndaj sot kemi një Kosovë të ndarë për ruajtjen e karrigeve”, shprehet anglezi i Korçës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.