BLUETOOTH

Rrëfehet “Sophie” e “Zonë e lirë”: Ja si është marrëdhënia ime me Arjan Çanin

12:49 - 17.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Ka qenë një periudhë pas largimit të “Sophie”-s së parë nga “Zonë e Lirë”, që vetë Arjan Çani nuk “gjente qetësi” në ndihmësen e tij që do të luante këtë rol. Por mesa duket, ajo që e ka bindur dhe prej dy vitesh tashmë luan atë rol është Xheni Brahaj, balerina e trupës së baletit në “Klan”.




Në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth”“Gazeta Shqiptare”, Xheni na rrëfen se si arriti të fitojë rolin e “Sophie”, se si gjithçka erdhi e papritur për të dhe se si ndihet ajo “nën urdhrat” e Çanit. “Sophie” na ka rrëfyer edhe prapaskenat që ndodhin ndërsa të ftuarit priten të futen në emision.

Cili ka qenë personazhi në “Zone e Lirë”, që mund t’ju ketë vënë paksa në siklet?
Për më tepër lexoni intervistën e mëposhtme.

Pamela Aliaj

Xheni, e njohur ndryshe dhe si “Sophie” tek “Zonë e Lirë”. E ke menduar më parë të kishe këtë rol?
Siç është dëshira ndoshta e vajzave për të qenë pjesë e botës së televizionit, ka qenë edhe për mua një dëshirë në këtë rol apo në një tjetër.

Propozimi erdhi i papritur nga Çani, apo kishe tentuar më parë të ishe në këtë pozicion?
Propozimi për këtë rol ka ardhur në mënyrë të papritur dhe ka qenë vërtetë një surprizë shumë e bukur.

Të qenurit balerinë është pasioni i parë i Xhenit apo ka edhe të tjerë më të rëndësishëm?
Baleti ka qenë pasioni im që e vogël. Kam studiuar në shkollën profesionale të baletit plot 8 vite dhe nuk është se kam pasur mundësi të merresha me ndonjë gjë tjetër plus.

A të kanë ofruar ndonjë pozicion tjetër në media që të ka joshur?
Oferta ka pasur shumë, por ndjehem shumë mirë me pozicionin që kam aktualisht.

Një vajzë bukuroshe, si Xheni duhet të ketë pasur edhe “ngacmime” prapa kuintave të emisionit. Cili ka qenë personazhi në “Zone e Lirë” që mund t’ju ketë vënë paksa në siklet? Si keni reaguar?

Deri më tani nuk është se kam pasur raste të ngacmimeve, po komplimente dhe fjalë të mira përgjithësisht.

Në “Instagram” të shohim që ke foto provokuese edhe me të brendshme. Mesazhet duhet të jenë të shumta në ‘inbox’. Cili ka qenë ai që të ka tërhequr vëmendjen edhe ke reaguar keq?

Mesazhe ka gjithmonë si pozitive, edhe negative. Nuk mund të them që kam reaguar keq kundrejt mesazheve negative, sepse shijet dhe preferencat janë të ndryshme për këdo.

A të ka ofruar njeri para për një natë? Sa, nëse po?
Jo.


Cili do ishte veprimi që nuk do të toleronit aspak, që do ju bënte të largoheshit nga emisioni?
Nuk e kam menduar, pasi çdo gjë në ambientin e punës është ndërtuar shumë mirë dhe korrekte.

“Sophie” duhet të jetë gjithnjë nën “urdhrat” e Çanit. A ka qenë ndonjëherë i ashpër me ju? Nëse po, pse?
Jo, aspak. Në asnjë rast. Kemi marrëdhënie shumë të mirë.

Balerinë, “Sophie” apo avokate? Ku e sheh më mirë veten Xheni në të ardhmen?
Unë jam diplomuar si balerinë profesioniste tashmë, por edhe degën e Juridikut e kam pasur shumë dëshirë dhe pse jo të mos e shoh veten në të ardhmen një avokate. Për “Sophie” nuk ka vend për fjalë, pasi jam shumë e lumtur për atë vend.

A është ndonjë person i rëndësishëm në jetën e Xhenit?
Jo, në jetën time momentalisht nuk ka asnjë person.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Nje keshille miqesore” Nuk ja mbush dot mendjen njeriu qe Arjan palla nuk te provokon seksualisht vetem nese ka nderruar gjini,hiq dore nga puna afer ketij monstre,qysh ne pamje te kall friken, ne ka njeri te peshtire per njerezit eshte ky Arjani. Nje pederast ordiner.

    Përgjigju ↓