SPORT

Takaj: Akuzat e ngritura nga “klani” anti-Skënderbe do rrëzohen një e nga një. S’ndalemi në rrugën tonë

15:59 - 17.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një kohë që Skënderbeu është vënë në qendër të diskutimeve së fundmi, për shkak të përjashtimit për 10 vite që ka kërkuar UEFA nga kompeticionet europiane dhe gjobës së vendosur, ka reaguar presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj.




Përmes një postimi në faqen zyrtare të klubi, Takaj ka theksuar se akuzat e ngritura ndaj klubit korçar janë të pavërteta dhe i ka siguruar tifozët e Skënderbeut se klubi do ta mbrojë nderin dhe sukseset e arritura deri më sot si dhe akuzat e ngritura do të rrëzohen një e nga një.

– Reagim zyrtar i presidentit Ardjan Takaj

Të dashur tifozë bardhekuq dhe sportdashës të KF Skënderbeu shpreh keqardhjen dhe shqetësimin tim nga “bombardimi” që po i bëhet opinionit publik me lajme dhe sajesa ndaj në emër të Klubit të Futbollit ‘Skënderbeu’ kërkoj të sqaroj edhe njëherë se:

– KF Skënderbeu siguron UEFA-n dhe të gjithë partnerët e saj se nuk ka asnje lidhje apo dijeni për kërcënimin që mund të jetë bërë ndaj personave që po hetojnë klubin tonë. Garancia më e madhe është historia e klubit tonë dhe natyra e qytetit që përfaqësojmë.

– Në emër të klubit dua të inkurajoj edhe njëherë organet ligj-zbatuese për zbardhjen e çështjes dhe nxjerrjen para përgjegjësisë të autorëve të vertetë të kesaj ngjarje.

– KF Skënderbeu siguron të gjithë opinionin sportiv dhe në mënyrë të veçantë tifozërinë tonë se po ndjek me vëmendje dhe qetësi hetimin e nisur nga kompani, që kërkojnë të justifikojnë milionat që përfitojnë nga UEFA dhe “klani” anti-Skënderbeu në vendin tonë. Sigurojmë se akuzat e tyre do të rrezohen një e nga një, dhe nëse do të jetë e nevojshme deri në shkallën më të lartë të gjykimit sportiv ose penal.

– Si përfundim në emër të klubit ju siguroj se do të vazhdojmë rrugëtimin tonë e tonë për të realizuar objektivat sportiv të klubit, por tani na lind dhe detyrimi për të mbrojtur nderin dhe sukseset e arritura deri më sot. Ju sigurojmë së do të shohim përpara për suksese edhe më të mëdha.

Me respekt
Ardjan Takaj
President i KF Skënderbeu

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.