Kosova

Thaçi i jep dekoratën, Surroi: Nuk dua të më dekorojë i pandershmi

16:58 - 17.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Publicisti dhe politikani i njohur në Kosovë Veton Surroi ka refuzuar që të marrë dekoratën e dhëna nga presidenti i Kosovë Hashim Thaçi me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë.




Në një status në facebook Surroi shprehet se Hashim Thaçi është përgjegjësi kryesor për kapjen e shtetit, izolimin e tij, vjedhjen e tij, varfërimin e tij material, mendor e shpirtëror, zbrazjen e tij prej një të dhjetës së popullatës për dhjetë vjet pavarësie, humbjen e konsensusit politik e perspektivës së të rinjve brenda tij.

Për këto arsye të lartë përmendura Veton Surroi rrefuzon që të marrë dekoratën duke thënë se i pandershmi (Hashim Thaçi) nuk mund të më nderojë as mua e aq më pak këtë vend.

Surroit iu dha dekorata për proceset vendimtare për arritjen e lirisë dhe pavarësisë, Konferencës së Rambouillet dhe Procesit të Vjenës.

Reagimi i plotë i Surroit

Pash emrin tim , dy herë , në listën e të dekoruarve nga Hashim Thaçi për dhjetëvjetorin e pavarësisë. Që të dyja herët emri im është vënë në proceset vendimtare për arritjen e lirisë dhe pavarësisë, Konferencës së Rambouillet dhe Procesit të Vjenës. Ka qenë nder imi që t’i shërbej vendit.

Konsideroj se Hashim Thaçi është përgjegjësi kryesor për kapjen e shtetit, izolimin e tij, vjedhjen e tij, varfërimin e tij material, mendor e shpirtëror, zbrazjen e tij prej një të dhjetës së popullatës për dhjetë vjet pavarësie, humbjen e konsensusit politik e perspektivës së të rinjve brenda tij…Me përjashtim të okupatorëve, nuk ka pasur njeri që i ka bërë kaq dëm vendit.

Me bindjet e mia për këtë njeri refuzoj të marrë çfarëdo dekorate.

I pandershmi nuk mund të me nderojë.as mua e aq me pak këtë vend.

Qytetareve: gëzuar dhe u prifshit ndryshimeve!


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Keta jane Patriote te Ndershem qe punojne per Atdheun e jo hajdutet Rama e Thaci qe e ben vendin te pamundur per te jetuar.I dhane “rruget” Rinise.Mallkuar.

    Përgjigju ↓