AKTUALITET

Shpërthim me eksploziv në Fier, IKMT hedh në erë godinën 4-katëshe

12:14 - 17.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një godinë katër katëshe është hedhur në erë me eksploziv ditën e sotme në Fier.
IKMT ka prishur kështu objektin me shpërthim të kontrolluar në Fier, në kuadrin e rehabilitimit të lumit Gjanica dhe qëndrës së Fierit.




Specialistët e IKMT hapën në trupin e objektit 400 furnella (vrima) ku vendosën 8 kilogramë lëndë shpërthyese.

Për mbrojtjen e objekteve që ndodheshin pranë nga shpërthimi, u vendosën 3 mijë thasë me rërë.
IKMT u bëri thirrje pronarëve të objekteve pranë objektit që do të prishej të mbanin hapur dyert dhe dritaret për të shmangur dëmtimet nga vala shpërthyese.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.