Kronikë

Aksidenti tragjik në Shkodër, flasin mjekët: Ja gjendja e nënës dhe vajzës tjetër të familjes Gjergji

21:33 - 18.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të paktën tre persona kanë mbetur të vdekur nga aksidenti I mbrëmjes së sotme në aksin Shkodër-Velipojë. Aksidenti tragjik i ka marrë jetën babait dhe dy fëmijëve të tij, njëri 8 muajsh dhe tjetri 5 vjeç.




Edmond Preka i njohur ndryshe si Mondi Gjergji ka ndërruaj jetë së bashku me djalin Rajan dhe vajzën Ajsel.

Mjekët në një prononcim për mediat bëjnë me dije se vajzae viktimës 10 vjeçe ndodhet në gjendje kritike për jetën por nuk mund të transportohet në Tiranë për shkak se mund të rezultojë fatale.

Ndërkohë që përveç vajzës, në spital po marrin ndihmë edhe gruaja e viktimës dhe dy djemtë që ndodheshin në makinën tjetër, shkruan shqiptarja.com.

“Familja Preka është nga Velipoja. Në 18:50 erdhi i ati i vdekur, Edmond Preka, në 19:10 erdhi djali i vdekur 9 muajsh, Rajani. Me dëmtime të rënda që nuk mundi me rezistuar ishte vajza Ajseli dhe sapo erdhi ndërroi jetë. Në gjendje të rëndë është vajza tjetër Noemi dhe nëna Evisi.  Të plagosur janë edhe Sokol Mëhilli dhe Andrea Gjergji në gjendje relativisht mirë. Kjo është një nga tragjeditë më të rënda që ka kaluar Urgjenca e Shkodrës. Tani janë sistemuar në reanimacion. Gjendja e tyre nuk lejon transportimin në Tiranë, më pas duke parë do veprojmë” thanë mjekët Astrit Lahja dhe Dhurata Ruçi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.