Kosova

Dialogu Serbi-Kosovë rinis më 26 shkurt

21:57 - 18.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zëdhënësja e Përfaqësueses së lartë të BE-së Federica Mogherini, ka njoftuar takimin e ardhshëm të dialogut Kosovë-Serbi. Maja Kociançiç tha se takimi i ardhshëm mes delegacioneve do të zhvillohet më 26 Shkurt në Bruksel.




“Dëshiroj t’iu informoj se të dy palët kanë rënë dakord që raundi i ri i bisedimeve në nivel teknik, të zhvillohet më 26 shkurt në Bruksel, për të diskutuar zbatimin e marrëveshjeve të dialogut”, njoftoi Kociançiç.

Bisedimet e parapara ishin caktuar për datën 16 Janar, por u shtynë për një afat të pacaktuar, pasi ato ditë u vra politikani serb në Mitrovicën Veriore, Oliver Ivanoviç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.