Kryesore

FOTO/ Deputeti nxjerr dokumentet: Çfarë po fsheh Rama pas prishjes së Teatrit

18:39 - 18.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka komentuar vendimin e qeverisë për të prishur Teatrin Kombëtar, duke e cilësuar këtë si një veprim kriminal të kryeministrit Edi Rama.




Në një status në Facebook, Boçi ka publikuar disa dokumente ku thotë se Rama po përpiqet që të fshehë krimin që ka firmosur kur ishte kryebashkiak, dhe ku si qëllim është vetëm të përdorë Teatrin Kombëtar për qëllimet e tij personale.

Luçiano Boçi shkruan se Teatri do të prishet dhe mbi të do të ngrihet një Kullë e madhe e tipit “PPP”.

“Në kohën që ishte ministër Rama dha Teatrin për 5 vite me qera për bingo (1999), duke falsifikuar sipërfaqen e lëshuar nga 575 m2 në 500 m2 dhe duke shkaktuar një dëm ekonomik prej 100.000 dollarësh, atëkohë shumë stratosferike.” shkruan mes të tjerash deputeti demokrat.

27972605-2038580266385816-8334889868212859331-n_1518974498-2415950 28166976-2038580273052482-1636907236004377342-n_1518974507-2842585 27972792-2038580269719149-4679045552370763263-n_1518974489-9307015
<
>

Statusi i plotë:

 A PO FSHIN RAMA ME TEATRIN GJURMËT E KRIMIT TË VET?

Debati për Teatrin, duket se po shkon drejt një zgjidhje aspak të mirëpranuar nga artistët e opinioni publik.

Teatri Kombëtar me gjasa do të prishet dhe në vend të tij do ngrihet një godinë teatër. Pavarësisht nga katet ajo do jetë tip kulle, përderisa ndërtohet me PPP.

Godina ekzistuese është pjesë e historisë dhe rrafshimi i saj zhduk një memorie të domosdoshme.

Ndërkohë, restaurimi dhe shpallja monument kuture dhe ndërtimi i një teatri në një vend tjetër do ishte zgjidhja që kënaq palët.

Por presioni i klientelës me një histori me kulla që nis në 1999 me Ramën Ministër Kulture, vazhdon me 2002 me Ramën Kryetar Bashkie (teatri do merrte 25% nga kulla) është rikthyer tani 2018 me Ramën Kryeministër.

Jo vetëm kaq!

Ka dhe një detaj.

Në kohën që ishte ministër Rama dha Teatrin për 5 vite me qera për bingo (1999), duke falsifikuar sipërfaqen e lëshuar nga 575 m2 në 500 m2 dhe duke shkaktuar një dëm ekonomik prej 100.000 dollarësh, atëkohë shumë stratosferike.

Këtë e bëri sepse sipas ligjit, kur sipërfaqa e një objekti kalonte 500 m2, autoriteti që firmoste sipas parimit socialist 1 dollar 1 m2, ishte Ministria e Ekonomisë jo e Kulturës.

Rama nuk mund ta linte këtë rast të artë. Falsifikoi dhe mori cfarë deshte.

Media e kohës që atehëre nuk ishte bë kazan për Ramën, pak vite më pas (2002), e denoncoi fort aferën (foto).

Në foto njëkohësisht jepet qartë dhe kontrata e Ramës e nxjerrë në rrjete nga K. Çipi (1999) dhe sipërfaqa reale e dhënë me qera e matur dhe e firmosur në 1995 nga inxhinierët.

Kjo duket qartë një arsye më shumë që Rama po insiston të rrafshojë Teatrin Kombëtar.

Kështu ai po kërkon, krahas të tjerave, të fshijë provat e veprës penale të kryer.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.