Kronikë

FOTO/ Kush është Edmond Preka, që humbi jetën bashkë me tre fëmijët e tij të mitur

23:30 - 18.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rrugët e Shqipërisë janë përgjakur sërish këtë të dielë, në një aksident tragjik ku babai bashkë me tre fëmijët e tij të mitur humbën jetën, ndërsa tre persona të tjerë janë në gjendje kritike për jetën.




Edmond Preka i njohur ndryshe dhe me emrin Mondi Gjergji, djali Rajan 8 muajsh dhe dy vajzat Ajsel 5 vjeç e Noemi 10 vjeç, ndërruan jetë në aksidentin rrugor të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Velipojë.

Mjeti tip ‘Alfa Romeo’ me të cilin po udhëtonte Edmond Preka bashë me bashkëshorten dhe 3 fëmijët u përplas me një mjet tip ‘Fuoristradë’, brenda të cilit ishin Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji.

Përplasja ka qenë e fortë, dhe si pasojë, të shtatë pasagjerët përfunduan në spital me urgjencë në gjendje kritike për jetën. Por fatkeqësisht, babai dhe tre fëmijët e tij nuk arritën t’i mbijetonin plagëve të marra duke ndërruar jetë. Djali 8 muajsh, vetë Edmond Preka, vajza 5 vjeçare Ajsel… e tani edhe 10 vjeçarja Noemi nuk janë më!

Ndërkohë që Bashkëshortja Evisa Preka ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Të plagosur po ashtu janë edhe Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji që udhëtonin me ‘Fuoristradë’. Ndërkohë policia ka nisuhet hetimet për ngjarjen tragjike, shkaqet e së cilës mbeten ende të paqarta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.