AKTUALITET

FOTO/ Shuhet familja në Shkodër! Humb jetën babai dhe tre fëmijët e mitur

23:20 - 18.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shuhet një familje e tërë, në një aksident tragjik mbrëmjen e kësaj të diele, duke sjellë vdekjen e babait dhe tre fëmijëve të tij të mitur. Ndërkohë që bashkëshortja ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.




Ngjarja e rëndë ndodhi në aksid Shkodër-Velipojë, ku dy makina u përplasën mes tyre.  Në njërën prej tyre, mjeti tip “Alfa Romeo” udhëtonte Edmond Preka, i njohur edhe si Mond Gjergji, bashkë me gruan dhe tre fëmijët.

Përplasja e fortë me mjetin tip “Fuoristradë” ku udhëtonin Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji, solli 7 të plagosur në gjendje kritike, të cilët u dërguan me urgjencë në spital.

Fillmisht babait Edmond Preka dhe djali i tij 8 muajsh Rajan ndërruan jetë si pasojë e plagëve të rënda. Ndërsa pak orë më pas vajza 5 vjeç Ajsel dhe më pas 10 vjeçarja Noemi, në një bilanc tragjik të aksidentit të frikshëm.

 

Ndërkohë bashkëshortja Evisa Preka ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Po ashtu të plagosur në spital, jashtë rreziku për jetën janë Sokol Mullia dhe Andrea Gjergji.

Mbetet ende mister shkaku i përplasjes së dy mjeteve teksa pritet që nesër policia dhe hetimet të sqarojnë se kush ka patur faj, rruga vetëm (e cila është në kushte mjaft të rënda dhe pa sinjalistikë) apo shoferët.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.