Kryesore

Negociatat/ Hiqet termi “Çamëri”, zgjerohen të drejtat e minoritetit grek

19:03 - 18.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Burime diplomatike pranë Ministrisë së Jashtme greke i kanë konfirmuar Top Channel se kryeministri Aleksis Tsipras ka autorizuar fazën finale të negociatave për “shportën” e çështjeve të pazgjidhura mes Greqisë dhe Shqipërisë.




Sipas këtyre burimeve, dy ditë më parë, Tsipras ka dhënë dakortësinë dhe fuqinë ekzekutive për minisitrin e Jashtëm dhe ekipin negociator grek, për të kaluar në fazën e shkrimit të marrëveshjeve mes dy vendeve. Në Kretë dhe Korçë, por edhe gjatë takimit të fundit që dy ministrat e Jashtëm kishin në Bullgari, janë detajuar edhe ato pak pika që palët nuk kishin një pozicion përfundimtar.

Top Channel ka mësuar se tashmë konsiderohen të mbyllura marrëveshja e detit, ku palët kanë detajuar çdo pikë të saj, madje kanë dakortuar edhe në hartë për ndarjen e re të vijës bregdetare dhe të zonës ekskluzive ekonomike. Po ashtu, ka përfunduar deri në detaje, madje pritet implementimi ndoshta brenda muajit mars ose prill, heqja e vulës apostile për legalizimet e dokumentave zyrtare shqiptare. Implementimi i kësaj marrëveshjeje, do të kursejë mijëra euro nga xhepat e emigrantëve shqiptare, të cilët humbin ditë të tëra në radhë për të legalizuar certifikata dhe dokumenta zyrtare.

Ka përfunduar marrëveshja për heqjen e ligjit të luftës, ajo e përcaktimit në terren dhe mirëmbajtjen e piramidave të kufirit tokësor, marrëveshja e menaxhimit të krizave mes dy vendeve, çështjet e patentave, ajo e varrezave të të rënëve grekë në Luftën e Dytë Botërore, si dhe disa marrëveshje bashkëpunimi rajonal, çështja e pronave të komunitetit ortodoks, apo zgjerimi i detyrimeve për zonat minoritare, për të cilat, burimet i thanë Top Channel se pala shqiptare është zotuar të zgjerojë si zonat minoritare, por edhe mënyrën e përcaktimin e statusit të zonës minoritare.

Burimet diplomatike në Athinë tregojnë se Tirana është zotuar të përmbushë të gjitha detyrimet që përmban konventa e mbrojtjes së minoriteteve, madje edhe t’i zgjerojë ato, përsa i përket programeve integruese të minoriteteve, kuotave të punësimit në administratë, por edhe me përfaqësimin e tyre politik, si në nivel lokal, edhe me atë qendror. Ndërsa detajet e fundit po konkretizohen në marrëveshjen e korrigjimit të teksteve shkollore, për të cilën palët kanë dakortësuar heqjen e termave irredentiste apo fyese për dy vendet. Burimet thonë se palët kanë rënë dakord për shmangien e termave gjeografike të cilat përcaktojnë zona si “Voriepiri” për grekët apo “Çamëria” për palën tonë, për të cilat është rënë dakord që të mos përdoren në nivelet e larta të politikës.

Burimet në Athinë thonë se pala shqiptare është zotuar për heqjen e termit “Çamëri” nga regjistri i gjendjes civile, kur bëhet fjalë për personat e lindur në fshatrat e zonës së Thesprotisë. Diplomatët e lartë grekë i thanë Top Channel se kjo çështje do të bisedohet në takimin privat familjar mes Tsipras dhe Ramës në Korçë, pak ditë përpara atij zyrtar që do të mbahet në Tiranë. Top Channel mësoi se kryeministri Tsipras ka pranuar ftesën e homologut të tij Rama për të kaluar së bashku me familjet e tyre, por edhe nën shoqërinë e ministrave Bushati dhe Kotzias, Pashkët Ortodokse, në datën 6-8 prill, ndërsa mbetet ende e pakonfirmuar data e vizitës zyrtare të kryeministrit grek në Tiranë, ku më e mundshme është përcaktimi i saj në 10-12 prill ose diku rreth fundit të prillit, nëse do të vendoset për firmosje të të gjithë marrëveshjeve të dakortuara.

Burimet thonë se në këtë takim të Korçës do të gjendet një zgjidhje në kuadër të asaj që quhet “Human Solution” për mospengimin me kufi të çamëve që dëshirojnë të vizitojnë vendlindjen e tyre, por edhe do të kërkohet një zgjidhje për këtë çështje, për të cilën pala greke thotë se nuk ekziston./Top Channel


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Vazhdimësia komuniste antiShqiptare

    Krahina Shqiptare e Çamërisë, si pjesa më jugore e Trojeve Etnike Shqiptare, është banuar nga Shqiptarë autoktonë që nga lashtesia. Pavarësisht nga diferencat fetare, si të krishtterët ashtu edhe musulmanët e Çamërisë e kanë ruajtur dhe e mbajnë edhe sot Gjuhën Shqipe.Dhe jo për çudi të krishterët Çamë nuk e quajnë vehten grekë por Romei

    Në librin e Prof Beqir Meta “Shqipëria dhe Greqia” botuar më 2004, shkruhet: Kur Ambasadori I Shqipërisë z.Lik Seiti më 1972 visitoi Çamërinë, Kryetari I Bashkisë së Gumenicës fliste Shqip duke pohuar se atje kishte fshatra të tëra që flisnin vetëm
    Shqip.
    Po kështu më 2010 Dr.Tasin Demi duke vizituar Pargën takoi e bisedoi Shqip me njerës që kishin njohur dhe miqësuar me Hallën Qamile te tij të martuar atje dhe që ishte larguar për në Australi por me një dhimbje të madhe se I kishin vrarë Vëllain e saj në Paramithi më 1944 dhe kishte lënë jetim djalin e tij 4 muajsh. Në atë moment Dr. Tasini përqafohet me Vasilikën duke I thënë se unë isha ai jetimi për të cilin flisni juve! Por kurr njofton kushëririn e vet të vinte nga Australia për tu takuar me Vasilikën shoqen e nënës së tij, vitin e ardhëshëm Dr.Tasinit I ndaluan hyrjen në Greqi me motivin se ishte I rrezikshëm?!
    Dhe kur ndëgjojmë sot Koqiasin se nuk paska Çështje Çame kur ulet , bisedon dhe meret vesh me Bushatin e Tiranës çfarë mund të medojmë e të themi se ministri mbron të drejtat e Shqiptarëve??!

    Në librin që ka botuar më 1984 Studjuesi Atdhetar Fatos Mero Rrapaj:“Kengë Popullore nga Çamëria“; shkrimtari I Madh Ismail Kadare nënvizon në parathënie: “ Me këtë vepër pëpara lexuesit tonë vizatohet e plotë fuqia kolektive e një popullësie heroike të talentuar, jashtëzakonisht vitale, të zgjuar, aktive, plot kolorit e Çamërisë. Këtu, midis shumë këngëve e vjershave të shumta Çame paraqitet edhe lufta e djemeve e vajzave Çame kundër nazifashistave:
    Më di shkurt dizet e tria,
    U ngrit në fshatin Markat,
    Çeta plakë “Çamëria”
    Si ill I kuq ,me bajrak.
    Shqiptarët e Çamërisë ishin ndër të parët që në Shkurt të 1943 ngritën Çetën “ÇAMERIA”ne lufte kunder pushtuesave italianë e gjermanë
    Dhe kjo njësi luftarake me heroizëm e vendosmëri luftoi për 56 ditë duke mos lejuar ushtrinë gjermane te hyjnte nga Greqia në Shqipëri. Ishte një nga betejat frontale më të rralla që kryen forcat partizane Shqiptare, duke i detyruar germanët të pushtojnë Shqipërinë vetëm duke hyrë nga Ura e Leskovikut. Mbas Çetës u krijua Batalioni “Ali Demi“( nje nga Herojt e Popullit) I mbushur me me shumë se 500 djemë e vajza Çame që luftuan bashkë me forcat demokratike greke kundër nazifashistave.
    Me gjithë përpjeket dhe luftën që zhvilluan Shqiptarët e Çamërisë , duke filluar nga 27 Qershori 1944 e deri në Mars te 1945; forcat shovinisto fashiste komanduar nga gjenerali famëkeq grek Zerva masakruan e vrane nbi 3000 njerës të pafajshëm, kryesisht pleq e fëmijë dhe dëbuan me dhunë mbi 40.000 Shqiptarë Çamë nga shtëpijat dhe pronat e tyre stërgjyshore për në Shqipërinë Nënë.
    Populli na priti tamam si vëllezër megjithese ishte I lodhur nga lufta dhe I varfëruar.
    Por qeveria komuniste e E.Hoxhës ngritur nga komunistat jugosllavë dhe e indoktrinuar prej komunizmit antiatdhetar nuk na deshi dhe u përpoq me të gjitha mënyrat të na dëbonte për interesat internacionaliste
    .
    Ne librin “Masakra në Çamëri” pergatitur nga studjuesi Kastriot Dervishi më 2009, midis fakteve masakruese qe ushtruan shovinistat greke ndaj popullesise Shqiptare te Çamerise, shkruhet:
    Në Proces Verbalin e Byrosë Politike të PPSH-së 25 Mars 1949, zhvillohen diskutimet:
    Liri Belishova: Në bazë të vendimit të Byrosë Politike janë dërguar poshtë disa shokë Çamë për të rekrutuar elementa refugjatë Çamë për në ushtrinë demokratike greke. Përgjithësisht Çamët nuk duan të venë e të luftojnë për grekët se nuk kanë besim tek ata.Pra duhet të shohim se çfarë masash duhet të marrim.
    Bedri Spahiu:Ne kemi punuar që ata të kenë të drejtën e mobilizimit, Edhe nga ana nderkombetare nuk ka ndonje gje megjthese kane ende shtetesine greke, veç të mos duket dora e jone, po të bëhet natën. Për këtë mund të pyesim edhe sovjetikët.
    Mehmet Shehu: T’jua shtrojmë edhe sovjetikeve nga pikepamja nderkombetare.
    Hysni Kapo:Keto veprime qe tha Mehmeti te bëhen.
    Beqir Balluku:Keta Çame te arrestohen e te vejne te punojne ne Lozhan, ku eshte vendi shume I pershtatshem.

    Në zbatim te vendimeve te Partise, vertete shume burra nga Çameria u morren dhe grumbulluar me force duke ju kerkuar me detyrim te vene ne Greqi
    Mua , bashkë me fëmijtë e tjerë na bënte me harre kur jashte kinemasë Nacional(17 Nendori), ishim grumbullar dhe degjonim burrat Çame (midis tyre edhe Dajo Muhamet Bako dhe Xhaxhai Qemal Bollati )duke bërtitur me zë të lartë:” Rrofte Shqiperia“, “Rrofte Flamuri Kuq e Zi” e kendonin “Eja mblidhuni ketu, ketu bashke me ne”
    Me gjithe kundershtimet e Çameve per t’ju bashkuar forcave greke, Byroja vendosi ti “shperblej” duke internuar 600 burra Çame ne Gramsh Lozhan qe nga Maji deri ne Dhjetor te 1949. Atehere vetem ndihma Amerikane nepermjet UNRA-se, na ndihmoi te mos vdisnim urie si ne burgun e Paramithise me 1944
    Dhe sot ata kelysha qe la komunizmi enverian, duke vjedhur dhe shitur pasurite e popullite te Shqiperise varfërojnë per dite e më shume popullin e duke detyruar rinine te largohet nga vendlindja nga mungesa e investimeve per punesim, duke shitur tokat per gjasme vareza te pushtuesave greke e me skolla greke te ngritura edhe atje ku nuk egziston asnje grek.Dhe duke I falur detin tone;filluan ashtu si te parët e Berishes, Rames dhe Rucit me te tjere te HARROJNE ÇAMËRINË SHQIPTARE, TË HARROJNË MIJËRA TË MASAKRUAR , TË VRARË DHE DHJETRA MIJËRA TË DËBUAR ME DHUNË NGA SHTËPIJAT DHE PRONAT E TYRE MIJËRAVJEÇARE ,duke e konsideruar si nacionalizem,dhe jo si te Drejte Njerëzore ashtu siç e tha edhe ish ministri filogrek Milo JO,JO ZGJIDHJE, (simbas atij të çështjes “çame“,shkruajtur me të vogla) .
    Para se ta mbyll, dua t’ju kujtoj këtyre antiatdhetareve që gjasme “përfaqësojnë interesat kombëtare”.se në kohën e Mbretit Zog nën prefektura e Konispolit emërohej N/N Prefektura e ÇAMËRISË, në Sarandë ishte ngritur SHKOLLA ÇAMËRIA, ku meson in në GLUHËN E PERËNDISË- GJUHËN SHQIPE; sepse ne vendlindje nuk lejohej Gjuha Shqipe( dhe mos harroni se juve me porositë e“shqiptarit të metës-janullos)
    Keni hapur shkolla edhe aty ku nuk ka asnjë grek.
    Dhe jo për nacionalizëm, por për kujtesë ATDHETARIE kur Mbretëronte ZOGU , para se të hynin në mësim fëmijtë këndonin me gëzim e krenari:
    Jam I vogël, djal Shqiptar,
    Kur të rritem, do shkoj ushtar,
    Do marr pushken e do luftoj,
    Kosovë e Çamëri do çliroj,
    Mbretin Zog e Shqipërinë do I nderoj!

    Sali Bollati- ÇAM SHQIPTAR New York, Shkurt 2018

    Përgjigju ↓