POLITIKË

Një vit nga hapja e çadrës së PD, Patozi: Mbyllja e turpshme e saj dhe si e shiti gjithçka Lulzim Basha

22:33 - 18.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Si sot një vit më parë, opozita e kryesuar vetëm nga demokratët do të vijonte tubimin e saj përmes një çadre të madhe të vendosur në mes të bulevardit, një instalacion që qëndroi aty për 3 muaj dhe u përmbyll me arritjen e marrëveshjes mes Bashës e Ramës në 19 maj.




Plot një vit më pas, ish-deputeti i PD-së Astrit Patozi rikujton atë protestë, ‘tingujtë” e së cilës nuk janë shuar ende, ndryshe nga çfarë ndodhi me marrëveshjen që “shiti” demokratët.

Përmes një statusi në rrjetin social, Patozi shkruan se protesta dhe çadra nuk ishin e keqja e PD-së, përkundrazi.

Patozi shton se e keqja që i erdhi PD-së në datën e zgjedhjeve të vitit të kaluar ishte pikërishr “shitja” që Lulzim Basha i bëri demokratëve të ndershëm që qëndruar për muaj të tërë në çadër.

Statusi i plotë:

MOS E MALLKONI KOT 18 SHKURTIN!

Ka shumë njerëz që e kujtojnë sot Republikën e Re të Lulzim Bashës njësoj si një të vdekur, që ka ikur fiks një vit më parë. Dhe i veshin çadrës së 18 shkurtit të gjitha të zezat dhe hallet, që i janë shtuar Partisë Demokratike në këto vitet e fundit.

Çfarëdo që të thonë ata sot janë të paqortueshëm, pasi koha në një farë mënyre u ka dhënë të drejtë. Ndaj u falet edhe ndonjë ekzagjerim apo pasaktësi.

Unë për vete do ta kurseja sot përkujtimoren, sepse do të pres me durim 18 majin për të “festuar”, siç i takon asaj dite të madhe.

Natyrisht, nuk e bëj se më dhimbset Lulzim Basha dhe as ndonjë dashnor i vonuar, që mund të ëndërrojë ende Republikën e tij të Re.

Por sepse, pavarësisht faktit që u shpërdorua nga kryetari i Partisë Demokratike, ajo protestë e madhe demokratësh u bë për një kauzë të drejtë, e cila vazhdon të mbetet e tillë edhe sot. Për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Sepse problemi nuk ka qenë asnjëherë hapja e çadrës, por mbyllja e turpshme e saj, kur Lulzim Basha shiti gjithçka dhe gjithëkënd për të të marrë si “shpërblim” humbjen katastrofike te Partisë Demokratike dhe mbi të gjitha varrosjen e perspektivës politike të saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.