AKTUALITET

Pallati rrezikon shembjen, banorët heqin vetë baltën

17:03 - 18.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy javë pas rrëshqitjes së baltës nga shpati i kodrës, që përmbyti banesat e pallatit tetëkatësh në lagjen “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër banorët e saj kanë vendosur të ndërmarrin vetë iniciativën për largimin e baltës nga banesat e tyre.




Të revoltuar dhe të shqetësuar ata shprehen të pasigurt në pallatin, që sipas tyre ka pësuar çarje nëpër korridoret e tij dhe në disa banesa duke shtuar tek ta frikën e shembjes së pallatit.

Ndërsa prania e baltës prej më shumë se dy javësh ka shkaktuar lagështi në muret e banesave.

Mbledhja e fundit e shtabit të emergjencave në prefekturën e qytetit në datën 9 shkurt përcaktoi hartimin e një studimi të ri të Bashkisë Gjirokastër dhe hapat që do të ndërmerren për marrjen e masave, një ndër të cilat ishte dhe largimi i baltës.

Por pavarësisht kësaj, banorët shprehen të shqetësuar dhe mosbesues. Ka është hapi i dytë i ndërmarrë nga këta banorë, pas protestës të pak ditëve më parë në hyrje të qytetit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.