Shkencëtarët amerikan besojnë që kanë identifikuar një mutacion të ri të një geni, i cili rrit rrezikun për kancerin e qafës së mitrës.
Sipas tyre ky gen kalon nga baballarët tek vajzat e tyre. Ky gen trashëgohet përmes kromozomit X dhe është i pavarur nga genet e tjera dyshuese, për të cilat gratë mund të testohen.
Aktualisht gratë që kanë histori të kancerit në familje janë duke u testuar për genin BRCA, i cili rrit dukshëm rrezikun për zhvillimin e kancerit të gjirit dhe të qafës së mitrës.
Ekspertët kanë deklaruar se ende ka nevojë për studime për të konfirmuar një gjë të tillë si dhe për të kuptuar funksionin e genit.
Raporti i fundit është publikuar në revistën PLoS Genetics.
Shfaq Komentet (0)