BOTA

Rusi/ Sulm me armë në festival, 4 të vrarë

15:42 - 18.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Katër persona kanë humbur jetën dhe katër kanë mbetur të plagosur, gjatë të shtënave me armë në një koncert në Dagestan në jug të Rusisë, sipas agjencive të lajmeve RIA dhe Interfax.




Të shtënat ndodhën në qytetin e Kizlyar, një kryeqytet provincial në Republikën e Dagestanit, njoftoi Interfax duke cituar një burim lokal.

Sulmuesi hapi zjarr ndaj turmës, të cilët ishin mbledhur të festonin festivalin popullor rus të Maslenitsa.

Forcat e sigurisë qëlluan drejt agresorit dhe e vranë atë. Sipas mediave lokale tre nga katër personat e lënduar në këtë incident ishin rojet.

Interfax citon një burim të thoshte se katër personat e vrarë ishin të gjitha femra dhe se armiku kishte një bashkëpunëtore femër, e cila u largua para se të nisnin të shtënat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.