LIFE STYLE

Si t’i pastroni këpucët dhe atletet e bardha?

11:40 - 18.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kush nuk i do këpucët ose atletet e bardha? Por megjithatë ne e dimë se sa vështirë është t’i mbajmë ato të pastra dhe të bardha, prandaj shpesh edhe hezitojmë që t’i blejmë një palë të tilla.




Por nuk duhet të shqetësoheni më!  Ne do t’iu tregojmë një hile të thjeshtë që do t’iu ndihmojë që të pastroni këpucët tuaja të bardha dhe madje t’i bëni ato më të bardha se kurrë.

Ajo çfarë ju duhet janë disa përbërës të thjeshtë që me siguri se i keni në kuzhinën tuaj: sodë buke dhe uthull. Këta dy përbërës janë fantastik kur bëhet fjalë për pastrimin, përfshirë edhe këpucët.

Produktet që ju duhen:

Gjysmë filxhani uthull (125 ml)

Gjysmë filxhani sode buke (60 gramë)

Një furçë dhëmbësh

Si ta bëni pastrimin?

Përgatitja është shumë e lehtë, thjesht duhet të përzini uthullën dhe sodën derisa të krijoni një masë shkumuese. Më pas me këtë përzierje pastroni këpucët ose atletet tuaja. I lini të qëndrojnë ashtu për rreth gjysmë ore dhe më pas i shpëlani me ujë të ftohtë. Mos i harroni lidhëset e këpucëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.