Kosova

Të bashkuar për Kosovën

13:06 - 18.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Politikanët shqiptarë, ata të Shqipërisë dhe Kosovës u bënë bashkë mesditën e kësaj të diele në Kuvendin e Kosovës për seancën solemne për 10-vjetorin e Pavarësisë.




Të pranishëm në seancën solemne ishin nga presidenti Meta, te kryeministri Rama, kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, por edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

“Sfida e transformimit ekonomik të vendit është më e lehtë se çlirimi dhe ndërtimi i shtetit. Duhet të veprojmë për të krijuar kushtet e një ritmi tjetër, shumë më të shpejtë e përmbajtësor të zhvillimit ekonomik. Dekada e dytë e pavarësisë duhet të jetë dekada e mirëqenies ekonomike të qytetarëve të Kosovës”, tha kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli.

Kryeministri Edi Rama ka folur për një politikë të jashtme të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe për një president simbol të të dy vendeve.

“Kosova dhe Shqipëria do të ketë një politikë të jashtme, një president simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë. Historia na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet, nuk është e pamundur të realizohet“, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare foli ndër të tjera edhe për unifikimin e arsimit mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe për lehtësimin e procedurave doganore në kufi dhe shkëmbimet tregtare e turizmin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.