Kryesore

Vuçiç: Kompromisi me shqiptarët, jetik

15:34 - 18.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është i vetëdijshëm. “Kompromisi me shqiptarët është me interes jetik për Serbinë dhe popullin serb”, ka thënë ai gjatë një takimi me stidentët.




“Duhet të kemi parasysh që flitet për kompromis e jo zmbrapsje. Në arenën politike, ne po përballemi me vështirësitë e një beteje kundër fuqive të mëdha. Ne nuk luftojmë kundër Prishtinës dhe përfaqësuesve të tyre politikë. Por, kundër nesh lufton Prishtina, Uashingtoni dhe Londra”, ka thënë kreu i shtetit serb.

Sipas Vuçiçit, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe aleatët e tyre po ushtrojnë presion të drejtpërdrejtë mbi vendet që të mos e tërheqin njohjen e Pavarësisë së Kosovës, e po i kërkon njohjen e Kosovës atyre që ende nuk e kanë hedhur këtë hap.

Vuçiç u shpreh i bindur se ata e kuptojnë që serbët duhet ta tentojnë medoemos arritjen e kompromisit me shqiptarët, e se kundërshtarët e kësaj lëvizjeje nuk e kuptojnë se kështu humbin të gjithë, “pasi ne – thuhet të jetë shprehur Vuçiç, – vështirë se do të jemi më në Kosovë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.