Sociale

Artan Fuga revoltohet me Veliajn: Boll më, durimi ynë e ka një kufi!

18:15 - 19.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Akademiku Artan Fuga nuk i ka kursyer akuzat ndaj Kreut të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj lidhur me vendet e parkimit në kryeqytet.




Përmes një statusi në Facebook, akademiku Fuga shprehet i revoltuar se si vendet e parkingut janë uzurpuar duke penguar jetën normale.

Fuga flet për veprime të paligjshme, nëpërkëmbje të të drejtave qytetare nga nëpunëist e Bashkisë, me qëllim që të shtohet kërkesa për parking me lekë.

Postimi i plotë:

Kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Erion Veliaj, shihni se çfarë arbitraritetesh bëjnë punonjësit tuaj, duke na penguar jetën normale dhe uzurpuar vendet e parkingut anash pallatit.

Mirë ajrin na e merrni!

Mirë diellin e shohim vetëm një orë në ditë.

Mirë malin dhe erërat që vinin nga detit e kemi harruar.

Mirë që hamë fruta dhe perime të tregtuara në tokë.

Mirë ndotjen e thithim me të gjitha qelizat.

Mirë ujë të pishëm nuk kemi në robinetat tona.

Por, edhe vendet për parking i keni rrëmbyer.

Denoncoj nëpunësit e Bashkisë për arbitraritet, veprime të paligjeshme, nëpërkëmbje të të drejtave qytetare me qëllim që të shtohet kërkesa për parkinge me lekë.

Kush është i interesuar për parkinget me lekë që gëlojnë në hapësirën urbane pa fatura, pa orodator, pa kushte ruajtje???

Merrni anën e qytetarëve,

ne duam parkingjet tona.

Mos abuzoni me ne sepse banditë nuk jemi që t’i sharrojmë si komunitet, por as skllevër nbuk jemi të durojmë cdo lloj arbitrariteti të çdo nëpunësi militant.

Durimi ynë ka një kufi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.