EKONOMI

Forumi i biznesit Shqipëri-Itali, Cutillo: Shqipëria mund të bëhet porta hyrëse për…

10:26 - 19.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Tiranë po mbahet sot Forumi i Biznesit Shqipëri-Itali me pjesëmarrjen e 200 delegatëve dhe rreth 350 sipërmarrje italiane.




Të pranishëm në këtë takim janë kryeministri Edi Rama, ministri i Financave Arben Ahmetaj, dhe Ivan Scalfarotto, kryetar i delegacionit, zv.ministër i Zhvillimit Ekonomik.​

Gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet, ambasadori Alberto Cutillo, u shpreh se interesi i kompanive italiane për të investuar në Shqipëri ka ardhur në rritje. Sipas tij, pritet që Reforma në Drejtësi të tërheqë më shumë investues.

“Shqipëria mund të bëhet porta hyrëse për të gjithë Ballkanin Perëndimor, ndërsa presim që Reforma në Drejtësi të tërheq më shumë investues.

Shqipëria meriton hapjen e negociatave, dhe nëse ndodh Shqipëria do të ketë përpara një sfidë të re për modernizimin e sistemit ekonomik.

Ndërmarrjet italiane do të mbështesin ato shqiptare në tregjet evropiane. Shqipëria do të arrijë që të fitojë falë bashkëpunimit me Italinë në të gjithë nivelet”, – u shpreh Cutillo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.