KULTURË

Ministria e Kulturës shtyn afatin e konkursit për drejtorin e ri të Teatrit

14:08 - 19.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është shtyrë për në 12 Mars afati i fundit i dorëzimit të materialeve dhe dosjeve, për të gjithë ata kandidatë që aplikojnë në konkursin për Drejtor të Teatrit Kombëtar.




Njoftimi është dhënë nga Ministria e Kulturës, e cila thekson se me këtë vendim, kërkohet që t’u lihet më tepër kohë të interesuarve për të përgatitur dosjen në përputhje me kriteret e kërkuara.

“Ministria e Kulturës njofton se  shtyhet afati  për konkursin e shpallur më datën  8 shkurt 2018 për pozicionin:  Drejtor në Teatrin Kombëtar. Afati i depozitimit të dosjeve shtyhet  deri në datën 12 mars, për t’iu lënë më shumë kohë kandidatëve në përgatitjen dhe hartimin e dosjeve, në përputhje me kriteret e shpallura për këtë pozicion.Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave të bëhet deri në datën 12.03.2018, pranë Zyrës së Protokollit në Ministrinë e Kulturës.” thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ky vendim i Ministrisë së Kulturës, vjen në një kohë kur çështja e prishjes së Teatrit Kombëtar, ka krijuar një debat mes artistëve dhe Ministres Mirela Kumbaro.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.