Sociale

Përfitimi i KEMP-it, Manastirliu: Ndryshojnë procedurat për përfitimin e pagesës

20:07 - 19.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në një takim me strukturat e shëndetësisë dhe shërbimit social në të gjithë vendin ka folur për lehtësimi e dokumentacionit për personat që përfitojnë KEMP.




“Gjatë fazës së parë të thjeshtimit të procedurave u reduktuam 118 dokumente për marrjen e shërbimeve shëndetësore dhe sociale. Por reforma e thjeshtimit te procedurave dhe eleminimit te burokracive per marrjen e sherbimeve shendetesore dhe sociale nuk eshte nje reforme qe mbyllet ne nje dite, ndaj jemi serish sot ketu per te folur per zbatimin e kesaj reforme ne praktike por edhe per ta cuar perpara, me nisma te reja qe lehtesojne jeten e qytetareve. Jemi te vendosur per ta ndryshuar nje here e mire kete situate, për t’ja bërë më të lehtë çdo qytetari marrjen e shërbimeve shendetesore dhe sociale – per te luftuar korrupsionin, per te rritur transparencen dhe llogaridhenie”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

Ministrja shpjegoi ndryshimin e procedurave për përfitimin e pagesës së aftësisë së kufizuar, duke kërkuar nga drejtuesit e strukturave shëndetësore dhe sociale të veprojnë menjëherë, që këto ndryshime të reflektohen dhe qytetarëve që paraqiten në KMCAP (Komisioni Mjekesor i Caktimit te Aftesise per Pune) të mos ju duhet të ndjekin procedurën e mëparëshme.

“Nëse ne kemi bërë një revolucion me procedurën e pagesës së aftësisë së kufizuar, ku qytetarëve nuk do t’ju kërkohen më 8 dokumente por vetëm 2 për të aplikuar për në KMCAP dhe nuk do të jetë më e nevojshme që ata të paraqiten fizikisht por dosja e tyre do të përcillet nga ndërveprimi institucion me institucion, duhet që ju të garantoni zbatimin me përpikmëri të këtyre ndryshimeve, që kursejnë sorollatjet e qytetarëve me aftësi të kufizuar nga njëra zyrë shteti në tjetrën”, tha Manastirliu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.