SHËNDET

Ylli Merja: Si të kuroni poliartritin me bimë mjekësore

13:30 - 19.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Të gjitha sëmundjet si artriti reumatoid, borsiti, menisqet, problemet e dhimbjeve lumbare, hernia diskale, pak a shumë kanë të njëjtën natyrë. Në thelb ato janë veçse një infeksion alergjik që prek membranat sinoviale.




Këto membrana janë si qese që mbajnë lëngun sinovial dhe ky i fundit ndodhet midis kockave dhe kyçeve e nuk i lejon ato që të fërkohen e të konsumojnë njëra-tjetrën. Ky inflamacion alergjik që ndodh në kyçe prek mosha nga më të ndryshmet, duke filluar që nga moshat 20-30 vjeçe.

Fillimisht këto baktere qëndrojnë në gjendje pasive, por bëhen aktive në momentin që depozitohen në palcën e kuqe të kockave dhe nëpër kyçe e shkaktojnë dhimbje. Format më të njohura janë disa, ku mund të përmend Shafarad Stilid, i cili shfaqet në moshat 3-7 vjeçare, si pasojë e një sëmundjeje të shpeshtë në bajame apo veshka. Këto dhimbje bëhen aq të bezdisshme, sa fëmijët mund të arrijnë në atë pikë sa nuk lëvizin dot.

Një tjetër formë është artriti kronik, që përparon në mënyrë progresive në trupin e njeriut dhe dhimbja vjen duke u përshkallëzuar.

Ndërsa, poliartriti është një lloj tjetër i artritit, që fillon të lëvizë në pjesë të ndryshme të trupit, pra quhet ndryshe edhe artriti “shëtitës”, ku dhimbja në momente të ndryshme, lokalizohet në pjesë të ndryshme. Ka dhe forma të tjera, si gonoartroza, e cila ndodh kur në pjesën e kupave të gjunjëve lëngu sinovial fillon të thahet dhe këtu depozitohen stafilokokë. Në rastet kur pacienti ka mungesë të theksuar lëngjesh, kjo shpeshherë shoqërohet edhe me kërcitje të kockave. Një formë tjetër është dhe artriti urik, i cili lidhet drejtpërdrejt me sasinë e lartë të acidit urik në organizëm.

Faktorët
Në rastet kur tregoheni të pakujdesshëm në kurimin e bajameve, gjëndrat limfatike fillojnë të acarohen dhe prodhojnë limfocitet T, të cilat shumohen në numër dhe trupi prodhon antikorpuse kundër faktorit reumatoid që është shumuar. Këta stafilokokë që zhvendosen nga bajamet, shkojnë në veshka e më tej hyjnë në qarkullimin e gjakut. Nëse një trup nuk funksionon në mënyrë të sinkronizuar, duke përfshirë këtu gjëndrat endokrine dhe organet e tjera është më i predispozuar për t’u prekur nga këta ngacmues të jashtëm, ku përfshihen edhe këto baktere që shkaktojnë sëmundjen e artritit.

Simptomat
Me kalimin e kohës fillojnë shqetësimet e para, që shoqërohen me ndjesi këputjeje, lodhjeje, temperaturë, dhimbje gjunjësh e kockash si dhe me mungesë oreksi. Këto shenja shfaqen kur stafilokokët hyjnë në gjak e fillojnë të bëhen aktivë, të shumohen dhe të përhapen në trup. Stadi i dytë i kësaj sëmundjeje progresive është që, nëse nuk kurohet, ai përparon në mënyrë të përshkallëzuar. Gjatë këtij momenti kemi përhapje simetrike në të dyja gjymtyrët dhe fillon të japë dhimbje, dobëson enët e qarkullimit të gjakut dhe i hollon. Këto të fundit, me ndryshimin e shtypjes atmosferike bëhen të brishta dhe ulja e shtypjes shkakton çarjen e kapilarëve, çka jep shumë dhimbje te pacienti. Një pacient, i cili verifikon se ka disa nga simptomat e sipërpërmendura, mund të kryejë disa diagnostikime, si faktori reumatoid, fibrinogjenin, proteinën C reaktive dhe acidin urik. Në momentin që acidi urik rezulton i lartë, atëherë pacienti ka depozitime të larta të kalciumit në kocka, çka shkakton deformimin e kockave, që shfaqet më tepër në gishtat e këmbës dhe të dorës.

Kurimi me bimë medicinale
Duke njohur shumë mirë vetitë kuruese të disa bimëve, ne filluam t’i testonim ato që para 10 vitesh dhe morëm rezultate tepër pozitive. Ne e dimë që artriti dëmton edhe zemrën, kështu që në kompozimet e çajit kurues shtuam edhe bimë që mbrojnë zemrën. Nuk përdorim vetëm një bimë, por duke ditur vetitë e përafërta të bimëve mjekësore, kemi kompozuar këtë çaj, që redukton acidin urik të ngritur, i cili jep edhe probleme në veshka, si dhe të sjellë një funksionim të mirë të qarkullimit të gjakut në arterie dhe vena. Aty ku gjaku qarkullon lirshëm, shkojnë edhe lëndët ushqyese dhe oksigjeni. Pacientët duhet të pinë një gotë çaj që ne e përgatisim me bimë mjekësore në çdo vakt. Ne në kompozimin e këtij çaji futëm bimë që të mbrojnë edhe zemrën. Lëvorja e shelgut është një tjetër trajtim që përdorim për pacientët, pasi hollon gjakun. Edhe vaji i sinapit është një preparat shu-më i mirë, që nxit qarkullimin e gja-kut dhe ndihmon në kurimin e artritit.
Zgjidhja e problemit të artritit reumatoid është e dukshme brenda një periudhe kohe shumë të shku-rtër, pra brenda një jave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.