SHËNDET

8 metodat që psikologët përdorin për të larguar stresin

17:52 - 20.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Psikologët janë specialistë që na ndihmojnë të zgjidhim problemet, të kapërcejmë frikën dhe të zgjidhim ndjenjat tona në mënyrë që të jemi të qetë dhe të shëndetshëm. Por ata janë gjithashtu qenie njerëzore dhe nganjëherë ata duhet të përballojnë edhe stresin.




“Bright Side” tregon 8 metodat që vetë profesionistët përdorin për të ndihmuar në reduktimin e stresit.

1-Përdorni metoda të ndryshme që ju i vlerësoni pozitive. Ju mund të dëgjoni muzikë, të relaksoheni duke qëndruar në natyre, ose të shijoni një filxhan çaj. Zgjidhni atë që ju bën juve mirë.

2-Stimuloni nervat tuaja. Duke lëvizur gishtin në buzë, ndikon në stimulimin e sistemit nervor dhe ju ndihmon të qetësoheni.

3-Shpenzoni kohë për pasionet dhe gjerat që ju pëlqejnë të bëni.

4-Vendosni një kohë se kur do të mendoni dhe thojani vetes me zë të lartë.

5-Ndryshoni reagimin tuaj. Një reagim pozitiv në një situatë negative, ju ndihmon të shmangni stresin.

6-Tendosni muskujt për 10 sekonda dhe më pas çlirojini për 20 sekonda. Ushtrime të ndryshme të muskujve ndihmojnë në reduktimin e stresit.

7-Zgjidhni me kujdes ingredientët për pjatën tuaj të preferuar. Zgjedhja e ushqimeve me kujdes dhe gatimi i një pjate të preferuar ndikon në reduktimin e stresit.

8-Shkruani gjithçka ndieni. Ky cilësohet si një proces kreativ dhe i nevojshëm për të harruar problemet dhe larguar tensionet.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.