OPINION

Çfarë ka zbuluar “drejtësia e re”, që populli socialist është i ndershëm?

17:23 - 20.02.18 Erl Murati
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sot, prokuroria ka arrestuar dhe i ka bllokuar pasaportën, kreut të bashkisë, Rrogozhinë, përfaqësues i PDIU-së. Përtej faktit, ka një koinçidencë: Të gjithë viktimat e “drejtësisë së re” janë ose ish-zyrtarë të PD, ose të LSI, ose të PDIU e kështu me rradhë.




Po mirë, partia kryesore qeverisëse a ka ndonjë përgjegjësi për korrupsionin në vend?

Çfarë ka zbuluar “drejtësia e re”, që populli demokrat, çam dhe LSI-ist është i korruptuar, ndërsa populli socialist është i ndershëm? Më e keqe se një drejtësi që nuk vepron, është një drejtësi që vepron për të burgosur apo thjesht kërcënuar kundërshtarët e pushtetit.

Më i keq se një organ hetimi që premton çdo shtator, është një organ hetimi që si prokuroria e qëmotit dhe Qoftëlargut, përdoret për luftë dhe asgjësim të kundërshtarit të pushtetit.

Unë nuk e di për çfarë janë përgjegjës zyrtarët e arrestuar deri tani, por di që ata nuk janë përgjegjës për:

1. kanabizimin e frikshëm të vendit,

2. mungesën e ilaçeve për të sëmurët nëpër spitale,

3. emërimin e kryebashkiakëve të dënuar për përdhunim në grup,

4. lejet e paligjshme të ndërtimit në qytetin e Vlorës,

5. lidhjen e zyrtarëve lokalë me bandat kriminale në Elbasan, etj.

Numrat rendorë të kësaj liste mund të kapin 3 shifrat.

Thjesht, ajo që pritej ndodhi. Prokurorja e Përgjithshme e zgjedhur në mënyrë antikushtetuese po përdoret politikisht për të goditur jo pushtetin, por opozitën. Para se të zgjidhej zonja Marku thashë diku se kryeprokurorin nuk duhet ta zgjedhë qeveria, sepse kryeprokurori duhet të hetojë pikërisht ekzekutivin, pra pushtetin.

“Kë do të hetojë një prokuror i emëruar nga qeveria, korrupsionin e kujt do të dënojë, të “Librës” së Blushit apo “Zgjidhjes” së Kokëdhimës”, pyeta me shaka në dhjetor. Në shkurt, kjo nuk tingëllon më një shaka.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ky shqetësim, shqetësimi i një intelektuali dhe gazetari ndër të paktët që kemi(sidomos në llojin e dytë), nuk le hapësirë për kundërshtim. Sepse janë ngjarjet të tilla, nën dritën e diellit. I vetmi “optimizëm” që mund të kemi, është se nëse do të vendoset një farë drejtësie në këtë vend, ajo do të vendoset për shkak të inercisë. Domethënë, “ata”, do të nxjerrin “këta”, “të tjerët”…

    Përgjigju ↓