KULTURË

Debati për teatrin e monumentet, pse Kumbaro nuk shkoi në komision

12:45 - 20.02.18 Fatmira Nikolli
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përplasjet mes Ministrisë së Kulturës dhe artistëve të Teatrit Kombëtar, janë spostuar tanimë ne Kuvend. Prej pothuaj 1 jave, 80 artistë të skenës së ekranit i kanë drejtuar një peticion Komisionit të Edukimit dhe Informimit Publik, për zgjidhjen e çështjes së Teatrit Kombëtar. Komisioni ndërkaq, ka kërkuar zhvillimin e një seance dëgjimore me Ministren e Kulturës, por ditën e hënë në Komision janë paraqitur sekretari i Përgjithshëm Oltjon Muzaka, drejtorja e Programeve dhe Zhvillimit të Kulturës Kozeta Angjeliu dhe këshilltari për Legjislacionin në Ministrinë e Kulturës Sofjan Jaupaj.




Deputetët e opozitës refuzuan të zhvillojnë seancën me stafin teknik të ministrisë.
Albana Vokshi tha se “e ftuam ministren të premten në datën 15. Ministrja na informoi që e kishte të pamundur dhe vendosëm që ta thërrisnim të hënën. Ministrja ra dakord që do të ishte e pranishme dhe do të informonte komisionin. Siç duket u urdhërua nga kryeministri dhe nuk u lejua që të vinte pranë këtij komisioni”. Pas saj deputeti Luçiano Boçi u shpreh se “ne kërkojmë në mënyrë të domosdoshme që të jetë e pranishme në seancë dëgjimore ministrja e Kulturës. Sekretari i Përgjithshëm nuk është personi për t’i dhënë përgjigje shqetësimeve dhe pyetjeve që kemi ne. Sekretari i Përgjithshëm nuk është status politik, është status administrativ”.

Sipas deputetëve të së majtës, kryetarja e komisionit u tregua e njëanshme në dhënien e fjalës me gjatë deputetëve të PD, ç’ka bëri që ata të largoheshin nga komisioni. Ndaj Fidel Ylli i tha asaj se “konferencat e shtypit bëjini atje tek PD. N.q.s. doni të flisni për problematikën e zhvillimeve të kulturës, hajde flasim”, fjalë që u ndoq nga ish-ministrja Milva Ekonomi që u shpreh se “grupi i PS duhet të largohet nga komisioni”.
Në vijim Albana Vokshi e cilësoi anormale që mazhoranca të braktisë komisionin pasi sipas saj, të refuzojë opozita mënyrën arrogante te qeverisjes, është normale, por të largohet mazhoranca, është anormale.
Kryetarja e komisionit ftoi ministren e Kulturës të paraqitet brenda ditës së hënë në komision për të zhvilluar seancën e programuar dëgjimore.

REAGIMI I MINISTRISË
E pyetur nga “GSH” Ministria e Kulturës tha dje se: “Kërkesa ka ardhur të premten dhe ministrja ka pasur agjendën të planifikuar për ditën e hënë. Ka kërkuar prezencë për ditën e martë me dy orare 12:30 dhe 18:00. Nuk kemi përgjigje nga komisioni deri ne këto momente“.

Ndërkaq, Ministria e Kulturës dje e ka shtyrë për në 12 mars afatin e fundit të dorëzimit të materialeve dhe dosjeve, për të gjithë ata kandidatë që aplikojnë në konkursin për drejtor të Teatrit Kombëtar.
Ministria përmes një deklarate tha dje se me këtë vendim, kërkohet që t’u lihet më tepër kohë të interesuarve për të përgatitur dosjen në përputhje me kriteret e kërkuara.

Ky vendim i Ministrisë së Kulturës, vjen në një kohë kur çështja e prishjes së Teatrit Kombëtar, ka krijuar një debat mes artistëve dhe Ministres Mirela Kumbaro, sikundër kanë dalë publikisht edhe tre kandidatë: Ema Andrea, Genc Fuga e Laert Vasili për postin e drejtorit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.