Tech

Facebook bën ndryshimet e mëdha

15:43 - 20.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Facebook së shpejti do të lancojë dy risi që nuk janë parë më parë. Bëhet fjalë për Aloha-n dhe Fiona. Por çfarë janë këto emra?




Aloha dhe Fiona do të jenë dy folëset dhe dëgjueset e zgjuara. Kjo risi pritet të lançohet në korrik të 2018, shkruan Digi Times.

Sipas informacioneve të shpërndara në faqen Digi Times, Aloha dhe Fiona do të vijnë me ekranet e ndjeshme në prekje me diagonalet 15 inç dhe ofrojnë video dhe veçori të tjera të shumta të rrjeteve sociale.

Thuhet se modeli Aloha është me i sofistikuar se Fiona, pavarësisht se të dyja modelet janë dizajnuar nga laboratori hardëare i Facebook në Building 8. Aloha pritet të jetë më i shtrenjtë dhe mund të shitet nën emrin Portal.

Thuhet se do të vijë me tiparin e njohjes së zërit dhe fytyrës për të identifikuar përdoruesit dhe do të ketë një kamer frontale me një lente me kënd të gjerë.

Facebook thuhet gjithashtu se ka bërë partneritet me Sony dhe Universal Music për të përfshirë një lloj funksioni muzikor në pajisje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.