SPORT

Mbrojtësi portugez përfundon në pranga, ja akuza e rëndë

18:38 - 20.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ruben Semedo është arrestuar nga Garda Civile nën akuzat për plaçkitje të rëndë dhe se ka mbajtur peng një person.




Siç raporton e përditshmja spanjolle “AS” mbrojtësi i Villarrealit rrëzikon të dënohet deri me dy vite burgim nëse 23 vjeçari shpallet fajtor.

Kjo është hera e dytë që lojtari i kombëtares U-21 të Portugalisë arrestohet nga policia, pasi në janar të këtij viti ai u arrestua për shkak se kishte kërcënuar me armë zjarri një roje të një lokali nate.

Semedo po ashtu akuzohet edhe për posedim të jashtëligjshëm të armës dhe se ka mbajtur peng një person pasi ai dhe dy persona tjerë e kishin lidhur ankuesin në shtëpinë e lojtarit në lagjen Torrenconi de Betera të Valencias duke i marrë çelësat e apartamentit të tij për ta plaçkitur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.