Kryesore

“Më gostiti me makiato dhe…”, Robert Ndrenika tregon takimin me Veliaj dhe një “kunj” për gazetarët

15:20 - 20.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori i njohur Robert Ndrenika ka reaguar në lidhje me debatin e krijuar në media, pas takimi të tij me kryebashkiakun Erion Veliaj për Teatrin Kombëtar.




Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, aktori i madh tregon çfarë bisedoi me kryebashkiakun Veliaj. Ndrenika thekson se projekti i paraqitur nga Veliaj, flet për një teatër modern që siç thekson ai, i pëlqeu.

Por se ky projekt do të duhet të diskutohet me komunitetin shtetëror.

Megjithatë aktori i madh, nuk heziton të ironizojë lajmet që qarkullojnë pas këtij takimi, duke thënë “më gostiti në zyrën e tij me një machiato dhe gjysëm gote ujë”

Dhe në fund e mbyll: “Paskam patur shume te drejte qe nuk dua te kem te bej me gazetare !!!”

“Sot paradite i zgjedhuri me vota te fshehta nga populli i Tiranes si kryebashkiak (z.Erion Veliaj) me gostiti ne zyren e tij me nje machiato dhe gjysem gote uje…nderkohe qe me tregoi nje projekt teatri modern qe nuk e mohoj se me pelqeu shume…nderkohe qe i thashe se duhet konsultuar me komunitetin teatror…si konkluzion une nxjerr (ne kete ore te darkes ) se paskam patur shume te drejte qe nuk dua te kem te bej me gazetare !!! R. Ndrenika.” shkruan aktori i madh

Kujtojmë se takimi i Veliajt me artistët u zhvillua të premten e 16 Shkurtit duke sjellë reagime të forta në opinionin publik, pas protestës që vetë artistët bënë për prishjen e Teatrit Kombëtar


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.