EKONOMI

Pronat/ Hipotekat kërkojnë asistencën e Bankës Botërore

14:00 - 20.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banka Botërore ka qenë e fokusuar veçanërisht në Shqipëri me projekte që lidhen me pronat. Një ndër to ka qenë edhe ajo për Menaxhimin e Integruar të Tokës dhe së fundi ekipi që jep asistencën teknike për këtë projekt zhvilloi një takim me kreun e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Eljon Semanaj ku u vu theksi tek vijueshmëria e projekteve të reja.




Në takim u diskutua për hapat që ka ndërmarrë ZRPP për përmirësimin dhe përditësimin e të dhënave dixhitale të pasurive të paluajtshme, si një element bazë për manaxhimin e integruar të tokës.

Kryeregjistruesi Semanaj vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm të Bankës Botërore me ZRPP, veçanërisht përmes asistencës së saj teknike dhe financiare për regjistrimin fillestar të pronave dhe kërkoi që ajo të jetë e pranishme dhe në procesin e modernizimit të shërbimeve nga Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Gjatë takimit u diskutua, gjithashtu, për mundësitë, për asistencë teknike, nga ana e Bankës Botërore, për hartimin e një plani strategjik me objektiva, aktivitete dhe buxhet të detajuar, për procesin e përmirësim përditësimit të të dhënave dhe të investimeve kapitale për zbatimin e kësaj strategjie. Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme aktualisht ka në zbatim një projekt që lidhet me përditësim e të dhënave për disa zona kadastrale në vend si dhe konsultimin dhe afishim fillestar të pasurive pyje dhe kullota në disa rajone në vend.


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Eshte e domosdoshme kjo asistence pasi pronaret po vuajne shume per gabimet e punonjesve te hipotekave ,gabime qe i cojne ne dyert e gjykatave ku nuk gjejne zgjidhje.Mendoj qe shqyrtimi i i mbivendosjeve te pronave te behet brenda ketij institucioni nga specialiste me eksperience e te ndegjegjshem .Keto mendime jane rezultat i sorollatjeve tona te prones ne Kavaje (vllazeria Starova)ku kemi qe ne vitin 2010 nuk po marim nje certifikate te prones sone me pretendime te ndryshme te administrates qe na kane cuar ne dyer e gjykatave .Tu jepet fund ketyre abuzimeve te administrates sidomos ne hip e Kavajes.

    Përgjigju ↓