Kryesore

Ambasada amerikane e zhgënjyer nga Edi Rama

17:59 - 21.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deklarata e kryeministri Edi Rama në Kuvendin e Kosovës për një president të përbashkët me Shqipërinë, ka ngjallur debat të fortë në arenën politike.




Në lidhje më këtë deklaratë ka reaguar dhe ambasada amerikane e cila shprehet zhgënjyer nga qëndrimi i Ramës. Duke shtuar se kjo deklaratë nuk i shërben asnjë shteti dhe mund të dëmtojë marrdhëniet me shtetet fqinje.

DEKLARATA E AMBASADES
Ambasada e SHBA mbeti e zhgënjyer nga deklarata e Kryeministrit Rama mbi Shqipërinë dhe Kosovën me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Gjuha e shkujdesur që aludon për bashkim është e padobishme dhe dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje. Ne i bëjmë thirrje udhëheqësve që të jenë fqinjë të mirë dhe të lënë mënjanë gjuhën ndarëse të së shkuarës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.