LIFE STYLE

Bie “miti” për meditimin, ekspertët: Kot lodheni! Nuk na bën njerëz më të mirë

14:34 - 21.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Meditimi nuk na bën njerëz më të mirë, dhe nuk është në gjendje të ndryshojë sjelljen tonë. Ky është përfundimi i arritur nga studiuesit në Universitetin Coventry të cilët kanë analizuar disa studime të mëparshme që kishin vënë në pikëpyetje efektet e llojeve të caktuara të meditimit mbi sjelljen dhe ndjenjat emocionale.




Studimi

Për të arritur përfundimin e tyre, studiuesit kanë analizuar më shumë se 20 studime të kryera në të kaluarën mbi pasojat e praktikave të meditimit, të tilla si ndërgjegjja, sjellja e njerëzve dhe motivimi i tyre. Nga të dhënat e mbledhura kishte dalë një ndikim i përgjithshëm pozitiv i meditimit. Sipas studiuesve, meditimi u lejoi njerëzve të ndjehen më të dhembshur apo të përulur se ata që nuk u angazhuan emocionalisht.

Zbulimi

Megjithatë, studiuesit kanë zbuluar, duke analizuar më thellë të dhënat, se meditimi nuk ndikon, zvogëlon, agresionin tonë, dhe as nuk na përmirëson. Problemi i studimeve të vjetra, sipas hulumtuesve, është në metodologjinë e përdorur: me sa duket ata u influencuan faktikisht nga fakti se autori i studimit ishte gjithashtu mësues i meditimit i marrë në analizë.

Përfundime

Dhe kjo nuk është e gjitha. Me sa duket rezultatet e arritura nuk kanë vlerë të konsiderueshme në krahasim me ato që kanë të bëjnë me njerëzit që nuk kanë medituar. Shkurtimisht, rezultatet mund të jenë komprometuar pa dashje.

Jini të kujdesshëm

Duke thënë se meditimi nuk na bën më mirë, studiuesit nuk duan të qëndrojnë kundër, për shembull, kundër budizmit, por thjesht duan të vënë në dukje metodologjinë e gabuar që çoi, sipas tyre, gabimisht të besonin se teknika të tilla mund të ndikojnë në sjelljen tonë.

“Për të kuptuar ndikimin e vërtetë të meditimit në ndjenjat dhe sjelljet e njerëzve, duhet së pari të adresojmë dobësitë metodologjike që kemi zbuluar nga pritjet e mëdha që hulumtuesit mund të kenë “.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.