BOTA

Brexit/ Britania i kërkon BE-së më shumë kohë për periudhën e tranzicionit

14:50 - 21.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria britanike i ka kërkuar Bashkimit Europian të konsiderojë dhënien e Mbretërisë së Bashkuar një periudhë më të gjatë të tranzicionit të Brexit, sesa ajo e propozuar nga Brukseli, tregojnë dokumentet e hartuara nga negociatorët.




Komisioni Evropian ka thënë se tranzicioni, gjatë së cilës Mbretëria e Bashkuar do të jetë e lidhur me rregullat e Bashkimit Europian, pavarësisht se është jashtë bllokut, duhet të përfundojë më 31 dhjetor 2020-të.

Por, negociatorët e Mbretërisë së Bashkuar thanë të mërkurën se duan të diskutojnë mundësinë e një kohëzgjatjeje të ndryshme dhe pranojnë shqetësimin se nuk mund të ketë kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur për Brexit.

“Britania e Madhe beson se kohëzgjatja e periudhës duhet të përcaktohet thjesht nga kohëzgjatja e përgatitjes dhe zbatimit të proceseve të reja dhe sistemeve të reja që do të mbështesin partneritetin e ardhshëm”, thanë negociatorët në një shënim sqarues përpara publikimit të planifikuar.

“Mbretëria e Bashkuar pajtohet me këtë pikë për një periudhë prej rreth dy vjetësh, por dëshiron të diskutojë me Bashkimin Europian vlerësimin që mbështet datën e propozuar të tij.”

Në një amendament të propozuar për marrëveshjen e tranzicionit e cila është duke u hedhur poshtë nga negociatorët në të dy anët, Mbretëria e Bashkuar ka kërkuar ndryshim të datës 31 Dhjetor 2020-të, e cila ishte pika e sugjeruar nga Bashkimi Europian.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.